LSI ndez bateritë kundër një marrëveshjeje PS-PD

LSI ndez bateritë kundër një marrëveshjeje PS-PD

70
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar të sulmojë ende pa ndodhur një bashkëqeverisje PS-PD. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani i pyetur për ekzistencën e një pakti PD-PS për të bashkëqeverisur vendin tha se kur këto dy parti qeverisin bashkë vendi digjet. “Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik”, tha Manjani në një intervistë për tv report.

Sipas tij njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë, deklaroi Manjani.

I pyetur për faktin nëse Spartak Braho u ka dërguar letër drejtuesve më të lartë të shtetit një letër ku paralajmëron përpjekje për të krijuar destabilitet në vend, Manjani ka pranuar ekzistencën e letrës së dërguar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por ai theksoi se kjo nuk është një çështje partish dhe se kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY