Katalunja, një fqinj i Spanjës, fitojnë partitë pro ndarjes

Katalunja, një fqinj i Spanjës, fitojnë partitë pro ndarjes

154
0
Shares

Me një pjesëmarrje record 77% e cila kaloi edhe zgjedhjet e 2012-s 67,5%, Katalunja votoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat mund t’i hapin rrugën shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Partitë pro pavarësisë kanë fituar mazhorancën absolute, duke marrë 72 vende në parlamentin me 135 vende gjithsej.

katalonja 1 harta

Dy partive separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, fituan shumicën. Pritet që ato të deklarojnë në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve. Qeveria e qendrës në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje. Sipas kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy qeveria e tij do të bllokojë nëprmjet gjykatës cdo përppjekje për referendum. Ai tha se një referendum në Katalunja nuk është I mjaftueshëm për ndarjen e saj nga Spanja. Duhet të votojë një referendum të tillë gjithë Spanja, tha kryeministri në përpjekje për të zbehur entusiazmin në Barcelonë.

Partia në pushtet “Convergencia” e kreut katalanas, Artur Mas, dhe “Esquerra Republicana” kishin një listë të përbashkët kandidatësh, nën sloganin “Së bashku për Po-në”.

Ata thonë se vota e së dielës është një referendum “de facto” mbi çështjen e pavarësimit nga Spanja. Sipas tyre, qeveria spanjolle ka refuzuar vazhdimisht të lejojë një referendum të njohur ligjërisht, duke injoruar një votim jozyrtar që mbështeti pavarësinë në nëntor të vitit 2014.

Rajoni i Katalunjës, në verilindje të Spanjës, është ndër më të pasurit e vendit të gadishullit Iberik. Madje, qeveria e qendrës së djathtë në Madrid i ka përshkruar planet e veçimit si të “pakuptimta”, pasi humbja e Katalunjës do të kishte ndikim në të gjithë Spanjën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY