Edhe deputeti I PS, Tom Doshi ka mohuar që ka bërë presion ndaj gruas së Kastriot Ismailaj, Vojsavës sic shkruante në letrën e tij, deputeti I LSI-së, Spartak Braho, por ndërkohë ka bërë dy pyetje për Ilir Metën.
Duke biseduar me Panoramën ai thotë:
“Kam 15 vite që njihem me bashkëshorten e zotit Ismailaj. Unë jam deputet dhe mund të takohem me këdo. Po, jam takuar me kërkesë të saj. Le të kontrollohen tabulatet e mija dhe të shikohet se kush e ka kërkuar takimin. Nuk kam asnjë dijeni për bizneset e mundshme që mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn.
Por kam dy pyetje për Ilir Metën: Nëse ai ka vizituar zyrat e Kastriot Imailajt tek ish Radio Tirana përpara zgjedhjeve lokale të 2011? Dhe: A ka shkuar në Çeki për të lobuar në marrjen e kontratës nga DIA?”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/