Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurosong

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurosong

77
0
Shares

RTSH, transmetuesi kombëtar shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin e ardhshëm të këngës Eurovision Song Contest 2016.

Shqipëria është vendi i 31 i cili konfirmoi pjesëmarrjen e saj në Eurovision i cili do të mbahet më 10, 12 dhe 14 maj në skenën e Globe Arena në Stokholm, Suedi.

Periudha për vendet që të aplikojnë për pjesëmarrje në Eurovision përfundoi më 15 shtator. Vendet aplikante këtej e tutje të ketë një periudhë reflektimi deri më 10 tetor për të vendosur nëse ata do të qëndrojnë në konkurs, pa u përballur me ndonjë dënim financiar

Festivalin e Këngës në radiotelevizion që mbahte në dhjetor të këtij viti do të jetë përsëri mekanizmi për të përzgjedhur kënëgën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Stokholm.

Në vitin 2015 Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren Elhaida Dani e cila kishte fituar Festivalin e Këngës për vitin 2014. Elhaida zuri vendin e 17 në finalen e madhe të Eurovision me këngën e saj “I’m alive”.

Shqipëria ka nisur debutimin e saj në Eurovision në vitin 2004 me këngëtaren Anjeza Shahini por nuk ka fituar asnjëherë këtë garë. Vendin e saj më të mirë në Eurosong e arriti në vitin 2012 me këngën Suus të Rona Nishliu duke zënë vendin e 5-të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY