Takimi Rama-Tsipras, nën efektin e kishës së shembur të Dhërmiut

Takimi Rama-Tsipras, nën efektin e kishës së shembur të Dhërmiut

76
0
Shares

Duket se takimi Rama Tsipras është zhvilluar tërësisht në sfondin e përplasjes së autoriteteve shqiptare me komunitetin e Dhërmiut pas prishjes së kishës së fshatit pa një leje nga kisha ortodokse.

Kryeministri grek Tsipras i ka kërkuar Kryeministrit Rama që të respektohet minoriteti grek dhe të drejtat fetare të qytetarëve.

Gjatë një takimi të shkurtër mes dy kryeministrave mësohet se Tsipras ka shprehur vullnetin që të problemet mes dy vendeve ende të mbetura pezull të gjejnë zgjidhje.

Sipas Tsipras zgjidhja të vijë nëpërmjet akteve ndërkombëtare.

Prej disa vitesh Shqipëria dhe Greqia janë të përfshirë në një debat lidhur me kufirin detar pas rrëzimit të një marrëveshjeje mes dy vendeve prej Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Në vijim të bisedës Tsipras ka shprehur vendosmërinë e Greqisë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri Edi Rama u takua mbrëmë me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras, në Nju Jork, pas dy takimeve të dështuara për arsye të ndryshme mes tyre përgjatë këtij viti.

Sipas mediave afër qeverisë, për të cilat është prononcuar drejtori i Komunikimit në qeveri, Endri Fuga, ka thënë se takimi ka qenë mjaft miqësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY