“Këta myslimanë mjekërcjepër”, tension në gjyqin e imamëve

“Këta myslimanë mjekërcjepër”, tension në gjyqin e imamëve

158
0
Shares

Tesion në seancën gjyqësore ndaj imamëve të vetëshpallur. Një prej dëshmitarëve në gjyq i ka quajtur ata “këta myslimanët mjekërcjepër”. Ka mjaftuar ky përcaktim i saj që të pandehurit të thërrisinin të zemëruar ndërkohë që edhe persona të tjerë në sallë të ndjeheshin të fyer.

Gjatë seancave të zhvilluara në gjykatën e Krimeve të Rënda ka patur disa dëshmi që rëndojnë të pandehurit në një gjyq që ka disa muaj që zhvillohet kundër disa imamëve që akuzohen për rekrutimin e qytetarëve nga Shqipëria si luftëtarë të ISIS.

Prokuroria e Krimeve te Renda grumbulloi prova gjatë hetimeve të këtij grupi se ata rekrutonin luftëtarë për Shtetin Islamik. Javën e shkuar një nga dëshmitarët, Zamir Mani nga Shkodra tha se imami Genci Balla i kishte dërguar ish-bashkëshorten dhe djalin 5-vjeçar në Siri, një prej dëshmive kyç kjo në procesin kundër 9 të arrestuarve për terrorizëm.

Gjyqi ndaj imamëve të vetëshpallur të vënë nën akuzë për rekrutimin e luftëtarëve drejt Sirisë ka qenë i vështirë për shkak se nuk pranojnë të mbrohen nga avokatë.

“Na mbron Allahu”, kanë deklaruar ata në seancat e mëparshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY