Gjet Ndoj, drejtori i Arkivit të Shtetit, major policie i shkarkuar nga...

Gjet Ndoj, drejtori i Arkivit të Shtetit, major policie i shkarkuar nga Spartak Poci

638
0
Shares

Drejtori i Arkivit të Shtetit pritet të jetë subjekt i ligjit për dekriminalizimin e institucioneve. Ai ka qënë major policie dhe komisar në qytetin Kukësit kur është shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm në vitin 2000, Spartak Poci.

Sipas dokumentave të publikuara sot nga deputeti i PD-së, Genc Pollo, ai është larguar nga policia me motive që e lidhin atë me aktivitet kriminal.

gjet ndoji dok new

“Edi Rama ka emëruar drejtor i Arkivave te Shtetit, një ish-major policie, Gjet Ndojin, i cili në vitin 2000 është përjashtuar nga radhët e Policisë për; mospastrim të radhëve nga të inkriminuarit, përgjegjësi për grabitjen e Bankës, përgjegjësi për vjedhjen e makinave, përgjegjësi për shkelje në zyrën e pasaportave dhe vizave”, tha Pollo.

Pavarësisht kësaj të kaluare, pavarësisht se është kryetar partie, ç’ka e ndalon specifikisht ligji i Arkivave, neni 90 i tij, u shpërblye nga rilindistët si Drejtor i Përgjithshëm Arkivës Qendrore të Shtetit, shtoi deputeti i PD-së.

Ndoji ka larguar 51 arkivistë me përvojë nga Arkivi për t’i zëvëndësuar nga të paktën 7 farefis i afërt i Gjet Ndojit. Kryeministri Edi Rama duhej që normalisht në standardin dhe rregulloren më të ulët të këtij institucioni të ishte konsultuar me SHISH, Policinë dhe DSIK. Ndërkohë, hoqi një personalitet të fushës si znj Nevila Nika, shpjegoi Pollo.

Ndoj është emëruar drejtor në Arkivën e Shtetit në vitin 2013. Në përgjithësi ky institucion është drejtuar nga njerëz me profil akademik. Ky është rasti i parë që Arkivi drejtohet nga një zyrtar pa të shkuar në fushën kërkimore apo shkencore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY