Padi tjetër për Kastriot Ismailajn, OSHEE kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim

Padi tjetër për Kastriot Ismailajn, OSHEE kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim

60
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur në Gjykatën e Tiranës Kastriot Ismailajn, me argumentin se i pandehuri i ka shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm.
Në padinë e saj, OSHEE thotë se dëmet që i janë shkaktuar vijnë nga konsumimi i veprës penale të “mashtrimit”, kryer nga Ismailaj gjatë kohës që ishte administrator i kompanisë DIA, një shoqëri e regjistruar në regjistrin tregtar me objekt mbledhjen e borxheve.
Po ashtu, sipas një burimi konfidencial, DIA ishte e regjistruar për ta ushtruar këtë aktivitet në të gjithë vendin, ndërkohë që ka lënë pa mbuluar disa qytete dhe zona rurale, mes tyre Fieri, Kavaja, Gjirokastra, etj. OSHEE thotë se, Ismailaj i ka shkaktuar dëme edhe me hapjen e padisë në arbitrazh, ku kërkon 130 milionë euro. Çështja është dërguar në gjykatën civile të Tiranës dhe ende nuk është hedhur në short për të caktuar gjyqtarin.
Burimet saktësojnë se me shumë gjasë, sapo të mbërrijë kjo kërkesë civile dosja do të pezullohet, duke qenë se ende nuk ka një vendim fajësie apo jo ndaj Kastriot Ismailajt, ku ai të konsiderohet se e ka konsumuar veprën e “mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”.
Prokuroria e ka ende nën hetim Ismailajn së bashku me Josef Hajces, ish-drejtor i përgjithshëm i CEZ në Shqipëri, për të njëjtën vepër penale.
Prokuroria deklaron se po pret ekspertizën e specialistëve financiarë, ndërkohë që ka ndarë çështjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY