PRONAT/ KiE gati rekomandimet ndaj qeverisë shqiptare për vendimet e Gjykatës së...

PRONAT/ KiE gati rekomandimet ndaj qeverisë shqiptare për vendimet e Gjykatës së Strasburgut

201
0
Shares

Problemet me kthimin dhe kompensimin pronave, e kanë futur qeverinë shqiptare në një kolaps, për zgjidhjen e së cilit, ka kërkuar ndihmën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Sipas Marco Leidekker, kreu i zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, mësohet se për rastet kur shqiptarët i drejtohen Gjykatës së Strasburgut në lidhje me problemet e pronave, qeveria shqiptare po mundohet të gjejë një zgjidhje.
marco leidekker“Në një pjesë të madhe këto vendime janë marrë në fillim të viteve ‘90 apo edhe në fillim të viteve 2000 dhe ata nuk i kanë marrë asnjëherë përfitimet që u ka caktuar gjykata. Numri i këtyre rasteve është shumë i madh dhe shteti shqiptar është plotësisht i vetëdijshëm për përmasat e këtij problemi. Për këtë arsye qeveria shqiptare po përpiqet të gjejë një zgjidhje. Po përpiqet të vërë në lëvizje një mekanizëm i cili duhet ta zgjidhë këtë çështje. Ne kemi bërë një analizë të parë të propozimit që na ka ardhur nga qeveria dhe kemi ende disa pyetje në lidhje me të”, shprehet Marco Leidekker për Top Channel.
Marco Leidekker për këtë çështje thotë më tej se “Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, që është organizmi që monitoron zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, do të dalë me një vendim në dhjetor të këtij viti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY