Forbes publikon listën: 400 më të pasurit e Amerikës

Forbes publikon listën: 400 më të pasurit e Amerikës

73
0
Shares

Bill Gates është amerikani më i pasur amerikan për 22 vite rresht, me një vlerë neto prej 76 miliard $, sipas Forbes që publikoi sot listën e 400 njerëve më të pasur të Amerikës.

Miku i tij warren Buffett, shefi ekzekutiv i Berkshire Hathaway, zë numri dy vend në rradhë, me një vlerë neto prej 62 miliard $.

Larry Ellison, kryetar i firmës Oracle, vjen i treti nërradhë, me një vlerë neto prej 47.5 miliardë $.

Amerikani që ka fituar më shumë brenda një viti është Travis Kalanick, themelues i Uber i cili që nga viti i kaluar i ka shtua asaj deri në 6 miliard $.

Gjithsej 400 amerikanët më të pasur janë me vlerë $ 2.34 bilionë $, ose 50 miliardë $ më shumë nga një vit më parë. Vlera mesatare e pasurisë së listës me 400 miliarderë është 5.8 miliard $, ose 100 $ milionë më shumë se vitin e kaluar.

Rreth gjysma, 202 nga 400 janë rritur në vlerë të pasurisë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 119 persona nga lista kanë më pak para se një vit më parë.

Vetëm tridhjetë e pesë persona ranë nga lista; katër të tjerë vdiqën, duke përfshirë edhe themeluesin e sanduicëve subëay, Fred DeLuca.

Ka 25 emra të rinj që janë futur në 400 e famshme të Forbes, mes të cilëve Evan Spiegel miliarderi më i ri në botë. Vetëm 25 vjeç, i diplomuar në Universitetin Stanford është bashkëthemelues i Snapchat bashkë me Bobby Murphy, gjithashtu një njeri i panjohur. Snapchat ka qenë i vlerësuar nga ana e investitorëve në 16 miliardë $.

Të ardhur të rinj në listë përfshijnë pronarin e Titan, Robert Smith, i dyti afrikano-amerikan më i pasur, pas Oprah Winfrey.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY