Nga 1 janari 2016, asnjë fermer nuk do të lejohet më që të shesë vetë prodhimin e tij ne tregjet me pakicë.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ata do të mund t’i sheshin prodhimet vetëm te tregtarët apo në pikat e grumbullimit. Këtë gjë do ta bëjnë vetëm pasi të kenë vetëdeklaruar produktet dhe të jenë pajisur me një kod që merret pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë. Ky kod do të jetë pa pagesë dhe do të shërbejë si dokument për origjinën e mallit, për të cilin tregtari do t’i pajisë fërmerët me një auto-faturë.
Fermerët që nuk pajisen me kod, pas 1 janarit 2016 do të kenë penalitete.
Formalizimi i fermerëve është pjesë e aksionit të qeverisë kundër informalitetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/