Zyrtare, shqiptarët asnjë shans për azil, Gjermania e shpall Shqipërinë “vend i...

Zyrtare, shqiptarët asnjë shans për azil, Gjermania e shpall Shqipërinë “vend i sigurt”

61
0
Shares

Kabineti qeveritar gjerman vendosi sot në Berlin shpalljen e tre vendeve të tjera të Ballkanit si “vende të sigurta origjine”, pra Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi, në kuadrin e një pakete ligjore që parasheh ndryshime në politikën e azilit dhe të refugjatëve. Me këtë hap kthehet në ligj dakordësia e arritur në samitin e para pak ditëve për refugjatët mes federatës dhe landeve, ku ndër të tjera u ra dakord për shpërndarjen e shpenzimeve për sfidën e refugjatëve, si edhe akomodimin dhe kujdesin shëndetësor për ta. Në këtë samit u ra në dakord për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine, gjë që do të shkojë paralelisht me shkurtimin e asistencave për këto grupe refugjatësh.
Për qeverinë gjermane refugjatët që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë të përndjekur politikisht.
Për shkak të valës pa ndalim të refugjatëve, qeveria gjermane po vepron me shpejtësi. Paketa ligjore e kabinetit do të diskutohet së shpejti në Bundestag, ndërsa në fillim të tetorit do të vuloset në parlamentet e landeve. Ligjet e reja pritet që të hyjnë në fuqi më 1 nëntor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY