Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DISIPLINE/12.000 qengja në Elbasan Arena për ndeshjen me serbët

29/09/2015
DISIPLINE/12.000 qengja në Elbasan Arena për ndeshjen me serbët
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Çdo tifoz që do të mundohet të shkaktojë edhe incidentin më të vogël, apo edhe do të japë shenja të ndonjë problemi të mundshëm, nxirreni direkt jashtë stadiumit. Mos i jepni shpjegimin më të vogël, qoftë ai shqiptar apo serb. Tolerimi duhet të jetë zero në këto raste dhe nuk duhet të bëni diferencime”. Ka qenë kjo porosia e shkurtër me të cilën i është drejtuar përfaqësuesi i lartë i UEFA-s, Kenet Skot, drejtuesit të policisë shqiptare dhe përfaqësuesit të stjuardëve gjatë vizitës së para dy ditëve në “Elbasan Arena”, ku prezentë ishin edhe zyrtarë të FSHF-së që e shoqëronin atë.

Skot ua ka bërë të qartë që, për gjënë më të vogël, do të mbajë përgjegjësi pala shqiptare si organizatore e ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhet më 8 tetor. Skot, pasi ka mbetur i kënaqur nga gjendja e stadiumit gjatë inspektimit që i ka bërë, nuk ka folur shumë, por është mjaftuar vetëm me këtë porosi të rëndësishme për palën shqiptare.

Burime të gazetës pohojnë se mundësia më e madhe është që banorët, të cilët posedojnë një shtëpi në pallatet pranë stadiumit dhe që nuk përbëjnë asnjë rrezik për mbarëvajtjen e ndeshjes, do të lejohen që të jenë në ballkonet e tyre, edhe pse zyrtarisht ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Por, për tifozët apo të afërmit nuk do të lejohet dhe, për këtë arsye, në portat hyrëse të pallateve do të jenë punonjës të policisë, të cilët do të bëjnë edhe verifikimet për këto raste.

Megjithatë, përgjegjësia e atyre që do ta ndjekin ndeshjen në ballkonet e shtëpive të tyre do të jetë vërtet e madhe, pasi do të jenë në survejim të madh edhe nga snajperët që do të qëndrojnë te pallatet dhe zonat e ngritura pranë stadiumit.

Për ta do të ndiqen po të njëjtat rregulla sikur të jenë në ndenjëset e “Elbasan Arena”-s, çka do të thotë: nëse vihet re edhe dyshimi më i vogël, do të largohen nga ballkonet dhe mund të nxirren jashtë nga shtëpia e tyre.

Burime pranë policisë konfirmuan dje se do të jenë 5 snajperë, nga një për çdo pallat afër stadiumit dhe një helikopter që do të monitorojë ndeshjen nga ajri gjatë gjithë kohës.

Do të ndalohet rreptësisht edhe fanella me mbishkrimin “autochtonous”, por më së shumti kjo është një porosi e FSHF-së kundrejt forcave të rendit. Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen kundër Portugalisë. Sa i përket gjendjes së infrastrukturës, në stadium janë duke vijuar punimet për përfundimin e pistës së tartanit dhe, duke parë ritmin e kohëve të fundit, mendohet se ajo do të jetë plotësisht gati për ndeshjen me Serbinë. Kështu, pritet që ky impiant të marrë një tjetër pamje për këtë përballje, ku siç dihet sytë e gjithë shqiptarëve do të jenë të fokusuar te këto 90 minuta që mund të na sigurojnë ëndrrën evropiane. Panorama Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.