Basha: I dimë emrat e atyre që kërcënuan gazetarët

Basha: I dimë emrat e atyre që kërcënuan gazetarët

77
0
Shares

Pamje nga parcelat me hashash te filmuara nga gazetaret Hoxha dhe Daja

Kërcënimi i gazetarit Artan Hoxha dhe operatorit Ervin Daja pasi ata zbuluan dhe transmetuan në ekranin e News 24 parcelat me drogë që ruheshin me armë në Korcë, është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme, tha sot Lulzim Basha.

Ky është reagimi i krimit që i kishte rregulluar punët me narkoministrin dhe vartësit e tij, por që iu prish terezia nga kurajo e medias. I paralajmëroj këta zuzarë, me apo pa uniformë se i njohim me emër dhe mbiemër, ne dhe partnerët tanë.

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve dhe mediave që denoncojnë krimin e veshur me pushtet dhe që luftojnë për një vend të cliruar nga sundimi i drogës dhe i krimit, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY