FMN shuplakë qeverisë: Ka prova se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë në të...

FMN shuplakë qeverisë: Ka prova se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë në të ardhurat nga TVSH-ja

91
0
Shares

Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri në një intervistë të posaçme për Monitor, i pyetur për arsyet e rënies së të ardhurave, ka pohuar troç se krahas faktorëve të jashtëm, “ka disa prova që tregojnë se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja dhe akcizat”.
Reinke thotë se FMN i mbështet veprimet e qeverisë për të luftuar evazionin, por këshillon qeverinë “që të ndjekë parimet dhe praktikat më të mira në këtë ndërmarrje”.
Për planin për të dhënë lotarinë tatimore me propozim të pa kërkuar ai i rekomandon qeverisë të ndjekë praktika të mira prokurimi në të gjitha kontraktimet, përfshirë koncesionet.
Reinke është kundër futjes së TVSH-së te bizneset e vogla ndërsa e këshillon qeverinë të ndalojë së miratuari përjashtime të reja nga taksat dhe të heqë ato ekzistueset.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY