Mirditë, Oroshi hambar kanabisi, asgjësohet 1 ton, arrestohet 1 person

Mirditë, Oroshi hambar kanabisi, asgjësohet 1 ton, arrestohet 1 person

180
0
Shares

Foto Ilustruese

Operacioni antidrogë i koduar “Oroshi”,  i realizuar nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Viktor Kola, banues në fshatin Bulsharë njësia administrative Orosh Mirditë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve, Akelian Gjoka, Albert Gjoka dhe Marte Gjoka, të tre banues në fshatin Bulshare, njësia administrative Orosh, Mirditë.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në  fshatin Bulshare , njësia administrative Orosh , Mirdite në bazë të Planit të Operacionit te Drejtorisë Vendorë të Policisë Lezhë, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa.
Njëra parcelë ishte e korrur dhe materiali bimor ishte ne proces tharje me një peshë prej 931 kg e cila u asgjësua me anë të djegies.
Gjithashtu u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale 8 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa me një peshë prej 57 kg e cila ishte bërë gati për tu hedhur në treg.
Në parcelën tjetër u gjetën 155 rrënjë kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Vijon puna për kapjen e tre personave te shpallur në kërkim.
Materialet ne ngarkim të këtyre personave i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”parashikuar nga nenet 283 e 284  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY