PROTESTA/ Porti Durrës, kompania gjermane hedh në rrugë 300 punëtorë të ngarkim-shkarkimit

PROTESTA/ Porti Durrës, kompania gjermane hedh në rrugë 300 punëtorë të ngarkim-shkarkimit

94
0
Shares

Rreth 300 punëtorë të Portit të Durrësit kanë dalë sot në protestë, pasi kur kanë shkuar në mëngjes në punë, kanë parë që për ta nuk kishte më vend aty.
Punonjës të Kalatës lindore nr. 4 në këtë port, janë nxjerrë të papunë nga kompania gjermane EMS e cila në vitin 2013 mori nga shteti me koncesion administrimin e ngarkim shkarkimit në portin e Durrësit.
Punonjësit protestojnë sepse kompania gjermane kërkon t’i kryejë vetë shërbimet, ndërsa në kontratën koncesionare parashikohet ndryshe. Gjermanët ndërsa kanë hedhur në rrugë 300 punëtorët shqiptarë, i kanë zëvendësuar me personel tjetër.
Punëtorët shqiptarët thonë se kanë kontratë deri në vitin 2019 me Autoritetin Portual të Durrësit dhe se kanë 25 vite që bëjnë këtë punë.
Aktualisht, punonjësit nuk po lejojnë që të vijojë puna për ngarkim shkarkimin në port.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY