VITI 2015/ BB të hënën në Tiranë foli për rritje ekonomike 2.7...

VITI 2015/ BB të hënën në Tiranë foli për rritje ekonomike 2.7 %, Rama për “Reuters” nga New York të martën “e ngriti” në 3 %

67
0
Shares

Banka Botërore (BB) thotë se ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 2.7 për qind për vitin 2015 dhe parashikon një rritje prej 3.4 për qind për vitin pasardhës.
Në një raport të publikuar ditën e hënë për ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, BB thotë se ekonomitë e rajonit po rifitojnë rritjen graduale të ekonomisë, që do të vijojë edhe për dy vitet e ardhshme, nxitur më shumë nga ulja e çmimit të naftës, rritja e kërkesës, por edhe përmirësimi i situatës ekonomike globale.
Ndryshe nga ky raport i BB, kryeministri Edi Rama, nga cepi tjetër i rruzullit tokësor, një ditë më pas, të martën, deklaron për “Reuters”, se parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2015 do të shkojnë nga 2.7 % në 3 %.
bbre
Parashikimi i BB per rritjen ekonomike ne vitet 2014 – 2017

Për “Reuters”, kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se, shkalla mbledhjes së taksave në Shqipëri është ndër më të ulëtat në botë, por ky fakt nuk e ndalon këtë vend që të lëshojë një Eurobond të ri që shkon nga 300 milionë në 500 milionë euro ($ 338.000.000 në $ 563.000.000).
Shkalla e mbledhjes së taksave prej 27 % në Shqipëri është një përmirësim, tha Rama, në krahasim me 23 %-shin e mbledhjes së taksave të dy viteve më parë. Qeveria ka nisur një fushatë kundër evazionit fiskal, por Rama hodhi poshtë shqetësimet rreth aftësisë së Shqipërisë për të shlyer borxhin.
Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve, një burim të ardhurash për Shqipërinë, më shumë se niveli i ulët i mbledhjes së taksave ishte arsyeja përse qeveria shkurtoi shpenzimet më parë gjatë muajit, deklaroi Rama më tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY