Basha: Dyshja Rama – Meta, hajdutët e vjedhjes së 600 milionë eurove...

Basha: Dyshja Rama – Meta, hajdutët e vjedhjes së 600 milionë eurove nga skandali me CEZ

79
0
Shares

“600 milionë euro janë shumë për tu paguar nga shqiptarët. Skandali me CEZ është një tragjedi me paratë e popullit”.
Kështu u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të kësaj partie.
Duke e cilësuar vjedhjen si të shekullit këtë aferë, Basha akuzoi dyshen Rama – Meta, si hajdutët dhe bashkëndarësit e 600 milionë eurove.
“Kjo është vjedhja e shekullit, një pazar i ndyrë korrupsion i pa dëgjuar. Ujërat e zeza kanë dalë nga pazari i gjirizeve”, shtoi Basha i cili renditi më pas shuma prej 350 milionë faturat e pa paguara nga CEZ, 15 milionë detyrime tatimore, si dhe 150 milionë euro të padisë, që CEZ i detyrohet shtetit shqiptar.
“Ekspertë thanë se qeveria shqiptare i kishte letrat në rregull për të fituar 2 miliardë euro ën arbitrazh. Qeveria daroviti edhe  5 milionë euro të tjera. Qeveria hoqi dorë por edhe mori përsipër fshehjen e denoncimit dhe kallëzimit ndaj CEZ. Rama – Meta janë ideues të kësaj marrëveshje, shpërdorues të 600 milionë euro, bashkëndarës dhe hajdutë të kësaj shume kolosale”, denoncoi Basha.
“Skandalet CEZ – DIA, janë të ndryshme por të lidhura si pjesë e një skandali të vetëm. Lidhja, prova e zjarrit është ndalimi me klauzolë, e çdo kallëzimi ndaj CEZ. Kemi kruar dhe kërkojmë dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit, me qëllim që ti nënshtrohet hetimit si deputet i zakonshëm. Nuk e nxorëm ne, e nxorën avokatët e qeverisë shqiptare”, vijoi Basha.
Në mënyrë të përsëritur kreu i PD-së konfirmoi mbështetjen për zbardhjen deri në fund të kësaj afere.
“Si opozitë mbështesim dhe jemi të vendosur ti shkojmë deri ën fund zbardhjes së megaskandalit që i është shkaktuar financave shqiptare. Krahas kërkesës për dorëheqjen e Metës kemi dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e mos-hetimit të CEZ, si dhe hetim të denoncimeve të qeverisë Berisha. Presim dhe kërkojmë nga Kuvendi votë konsensuale presim nga prokuroria hetim të çdo personi përgjegjës”, vijoi kryedemokrati.
Për Bashën “kjo është histori batakçinjsh për klanet e malavitës që ja kanë me të pabesë njëri-tjetrit”.
Basha u ndal edhe në paketën e reformave të PD-së.
Sipas tij, “reforma në drejtësi dhe ligji hetimit ndërkombëtar të CEZ, janë emergjencë në valën e skandaleve dhe dekriminalizimit. Me alibinë e reformës në drejtësi askush nuk duhet të mendojë se do e marrë drejtësinë nën kontroll dhe të sjellë gjyqtarë e prokurorë të para vitit 1990. Paketa e PD e është e mirëpeshuar”, u shpreh Bashamidis të tjerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY