Kastriot Islami: “Aleanca e Qelbësirave” u shkërmoq për dy vjet, vendi i...

Kastriot Islami: “Aleanca e Qelbësirave” u shkërmoq për dy vjet, vendi i saj te koshi i historisë

68
0
Shares

Deputeti i PD, Kastriot Islami, thotë se u deshën vetëm dy vite që aleanca PS-LSI të shpërbëhet. Midis të tjerave, në një mesazh në “Facebook”, ai bën thirrje të bashkohen kundër qelbësirave.

Mesazhi i Kastriot Islamit në “Facebook”

“Kane mjaftuar vetem dy vjet qe Aleanca e Qelbesirave te filloje te shperbehet e rrokulliset…Sic e kisha parashikuar, ‘materiali ngjites’- paaftesia, mediokriteti, perversiteti, mashtrimi, parate e pista, imoraliteti nuk mund ta mbanin te bashkuar kete aleance. Perballe interesit publik, ndergjegjesimit gradual qytetar, veprimit opozitar dhe presionit nderkombetar kunder ‘oligarkise, banditizmit dhe krimit, korrupsionit e trafiqeve’, kjo aleance deshtoi, po shkermoqet dhe po pergatitet te largohet…
Ndryshe nga dy vjet me pare, sot ‘BEJ THIRRJE’ te gjithe NJERZVE TE NDERSHEM, qe ndodhen te te gjithe forcat politike e kryesisht jasht tyre, disa shume aktive gjate kesaj kohe e deri te rrezikuar e ndeshkuar nga veprimi i ‘qelbesirave’, disa te heshtur e skeptike, por te paster e te ndershem ‘BASHKOHUNI TE GJITHE KUNDER QELBESIRAVE’ per ti larguar perfundimisht, per ti hedhur ne koshin e historise…
Profesore, doktor-profesore, asistent profesore, intelektuale, te arsimuar dhe te formuar realisht e denjesisht, inxhinjere, ekonomiste, juriste, historiane, gjuhtare, civile apo ushtarake, te vjeter apo te rinj e te reja, gra dhe burra, pavaresisht bindjeve politike a perkatesive partiake, bashkohuni kunder INJORANCES, MEDIOKRITETIT, PAAFTESISE, DIPLOMAVE FALLSO….”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY