Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shkëlqim Ganaj i ILDKPKI-së presion me gjoba, ju merr subjekteve të kontrollit nga 2 mijë euro”

30/03/2017
“Shkëlqim Ganaj i ILDKPKI-së presion me gjoba, ju merr subjekteve të kontrollit nga 2 mijë euro”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kishte “humbur” prej disa muajsh, por ka dy ditë që deputeti Tom Doshi, është kthyer në personazhin kryesor të Komisionit të Ligjeve. Para zgjedhjeve, duket se Doshi po debaton me të gjithë, shkruan “Panorama”. Dje ishte radha e përplasjes me Pandeli Majkon dhe kryetaren Vasilika Hysi, po ashtu dhe me inspektorin e ILDKP, Shkëlqim Ganaj.
Doshi ka kërkuar që pjesë e deklarimit të pasurive të ishin dhe subjektet private, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga relatori Pandeli Majo. Në një kohë që Doshi e ka thërritur deputetin e PS në emër, ky i fundit i ka kujtuar që për të ai është “Zoti Majko”. Doshi ka sulmuar gjithashtu dhe kryeinspektorin Shkëlqim Ganaj, të cilin e quajti si njeriun më të korruptuar në Shqipëri.

Replikat në Komision


pandeli majko-tom doshiPandeli Majko:

Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet të merret me sektorin privat në mënyrë të prerë.

Tom Doshi:
Pandi, kisha…

Pandeli Majko:
Unë jam zoti Majko…

Tom Doshi:
Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive. Kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është në Shqipni.

Vasilika Hysi:
Zoti Doshi, të ruajmë etikën…

Tom Doshi:
Është njeriu më i korruptum po them…

Vasilika Hysi:
Të flasim për ligjin, ju mendoni se duhet zgjeruar rrethi i subjekteve. Kjo është një çështje që mund të diskutohet, por nuk mund të etiketojmë njerëz…

Tom Doshi:
M’u dha rasti sot që i kam përballë dhe du tua them.

Vasilika Hysi:
Rasti mund t’ju jepet, ka media, dilni jashtë, jepni intervista nëpër televizione.

Tom Doshi:
Jo, po këtu jam në komision unë…

Vasilika Hysi:
Duhet t’i qëndrojmë strikt projektit që kemi, përndryshe ILDKP nuk do ta kryejë ndonjëherë funksionin e saj se i zgjerojmë pa limit subjektet. Tani do të kontrollohen funksionarët e lartë, apo të gjithë nga nëpunësi më i thjeshtë, deri tek më ai lart.

Pandeli Majko:
Ne nuk mund ta kthejmë zyrën e ILDKP-së në një mekanizëm për të kontrolluar sektorin privat, se po u futëm në këtë çështje dhe nuk do dimë të dalim pastaj, do nxjerrim zyrën jashtë funksionit pastaj.

Tom Doshi:
Pandi… ose zoti Majko.

Pandeli Majko:
Mos e tepro tani.

Florian Karaj (ILDKP):
Zoti Doshi, ai është subjekt, i cili është kallëzuar penalisht dhe është në ndjekje nga organi i Prokurorisë. Nuk ishte nevoja që të bëheshe objekt informacioni në Komisionin e Ligjeve.

Pandeli Majko:
Konflikt interesi…

Tom Doshi:
Ju keni bërë deklarim se kam bërë pastrim për 22 milionë euro dhe sot asnjë prej tyre s’ka dalë. Dhe unë kam 12 vjet që jam në Parlament e për çdo vit mua më bie shorti. Kjo tregon se sa të korruptuar jeni, se s’ka mundësi që unë dorëzoj në orën 4 dhe në 4:30 më bie shorti. Kjo tregon që kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është këtu. Ai kryeinspektori i ka marrë dhe 2 mijë eurosh kryetarëve të komunave bashkë me ju, duke i ba presion se do ju çoj të paguani 8 milionë lek gjobë. Ky është kryeinspektori juaj, bashkë me ju. Për ndjekjen penale jam në prokurori unë, as ka dalë gja, dhe as ka për të dalë gja. Ju jeni mashtrua qysh tek i pari deri tek i funit.

Vasilika Hysi:
Çështja personale do ishte mirë që të mos e bënit objekt diskutimi në komision.

Tom Doshi:
Jo, po u ba ftyra atij të më thotë mua që jam në hetim…

Florian Karaj (ILDKP):
Kontrolli me short është hequr dhe nuk bëhen më me short.

Tom Doshi:
Bahet me preferencën e kryeinspektorit.

Vasilika Hysi:
Mund të dilni jashtë dhe flisni.

Tom Doshi:
Atë e di unë, Vasilika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.