Itali, operacion antidroge, bllokohen 62 kg kokainë mes 19 të arrestuarve edhe...

Itali, operacion antidroge, bllokohen 62 kg kokainë mes 19 të arrestuarve edhe shqiptarë

60
0
Shares

Një bandë shqiptare e trafikimit të kokainës dhe marijuanës është shkatërruar nga Guarda di Finanza e Breshias në Itali.
Policia italiane i dha fund një hetimi të nisur që prej datës 7 shtator, ku përveç bandës shqiptare është shkatërruar dhe një bandë tjerë e përbërë po nga shqiptarë por edhe nga italianë.
Operacioni përfshiu krahinat e Breshias, Bergamos, Ferraras, Milanos dhe Bolcanos ku janë shpërndarë 19 urdhër-arreste.
Banda shqiptare e kishte shtrirë aktivitetin e saj në provincat e Breshias dhe Bolcanos.
Sasitë e mëdha të kokainës dhe marijuanës që arrinin në Breshia, pasi ruheshin për një farë kohe në një garazh, fshiheshin në pyjet që rrethonin qytetin.
Dy thasë me marijuanë, përkatësisht 4 dhe 13 kg u gjetën dhe sekuestruan në zonat malore të Bolcanos. Një grumbull i tretë me 5 kg marijuanë, së bashku me 700 gram kokainë , e dy pistoleta u gjendën në një garazh në të njëjtën zonë.
Hetimi e kishte origjinën nga sekuestrimi i 35 kilogramëve kokainë në shkurt të vitit 2014 në një provincë të Breshias, substancë që i përkiste shtetasit shqiptar me inciale S. S. 48 vjeç, sipas autoriteteve italiane. Në atë kohë u arrestuan 6 persona, 3 shqiptarë e 3 italianë.
Kjo ngjarje pasoi me arrestimin në flagrancë të 7 personave të tjerë, 5 shqiptarëve dhe 2 italianëve, pas sekuestrimit të 4 kg kokainë të tjera.
Në shtator të po të njëjtit vit, në dy raste të ndryshme, u arrestuan në Breshia tre shtetas të tjerë shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY