SHBA, ekzekutohet një grua, për herë të parë pas 70 vitesh

SHBA, ekzekutohet një grua, për herë të parë pas 70 vitesh

62
0
Shares

Gjykata e Shtetit të Xhorxhias në Amerikë ka ekzekutuar për herë të parë në 70 vite një grua.
Kelly Gissendaner u dënua me vdekje për planifikimin e vrasjes së bashkëshortit, krim që u krye më pas nga ish i dashuri i saj i cili u dënua me burgim të përjetshëm.
Ekzekutimi i vendimit u bë nëpërmjet një injeksioni vdekjeprurës.
Bëhet me dije se Bordi i Faljeve dhe i Lirimit me kusht kishte marrë një letër nga Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
Ati i Shenjtë bëri thirrje të vazhdueshme si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, që dënimi me vdekje të mos përfshihej më në legjislacionet moderne.
Duket se as letra dhe as mesazhet e Kreut të Vatikanit nuk mundën të sillnin një ndryshim të vendimit te Gjykatës. Në fjalët e saj të fundit, Gissendaner dërgoi një mesazh të ngrohtë për tre fëmijët e saj.
Ky ishte ekzekutimi i parë që prej thirrjes së Papa Françeskut për të eleminuar dënimet me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj javë janë planifikuar edhe pesë dënime të njëjta. Pritet të shihet nëse institucionet ligjvënëse të vendit do të marrin parasysh këshillat e Atit të Shenjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY