Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim me Strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë si edhe Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, bënë të mundur sot kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Armelino Cauli,42 vjeç,banues ne lagjen “Gafurr Muço”,Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Riminit/Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ne vitin 2000, pasi Gjykata e Riminit ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg në mungesë”, për kryerjen e veprës penale “Plagosje me pasojë vdekje/vrasje pa dashje/vrasje/municione/armë zjarri/eksplozivë” , parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Maksimumi i dënimi 24 vjet burgim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/