FOTO/Mësohet dëshmia e Vojsava Ismailaj: Nuk rrezikohem nga Doshi apo Prifti

FOTO/Mësohet dëshmia e Vojsava Ismailaj: Nuk rrezikohem nga Doshi apo Prifti

156
0
Shares

Ne foto, Vojsava Ismailaj dhe avokati Vladimir Mece duke dale nga ndertesa e Drejtorise se policise se Tiranes fill pas deshmise

Nuk më ka kërcënuar ndonjëherë as Doshi, as Prifti, mësohet të ketë qenë dëshmia e sigurtë e Vojsava Ismailajt përpara hetimit policor në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Sipas saj ato që Braho i shkruan në letër nuk i gjen në ndonjë mënyrë apo tjetër në sigurinë e saj të përditshme. “Nuk e di ku i gjen Braho ato që ka shkruar në letrën e tij për mua dhe familjen time”, ka thënë ajo. Më pas ka shtuar se nëse jeta ime do të rrezikohej nuk do të ishte nga Doshi apo Prifti. Pretendimet në letër nuk kanë lidhje me mua dhe bashkëshortin tim, i takon shtetit të zbardhë ato cfarë ka deklaruar Spartak Braho.

Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailaj deshmoi sot ne polici lidhur me letren qe Spartak Braho u ka nisur krereve te shtetit shqiptar rreth sigurise se saj dhe familjes. Ajo ka mberritur ne polici bashke me avokatin e saj Vladimir Mece dhe deshmia e saj nuk ka zgjatur shume.

Ne dalje, as zonja Ismailaj dhe as avokati Mece nuk u pergjigjen ne pyetjet e gazetareve rreth asaj cfare eshte deshmuar ne polici. Deshmia e saj është bërë pasi prokuroria e Tiranës i delegoi policisë së Tiranës hetimet e infove, përfshi edhe pyetjen e personave që mund të kenë dijeni për “komplotin kundër Metës”, sipas letrës që deputeti i LSI-së, Spartak Braho, ju ka dërguar krerëve më të lartë të institucioneve e shtetit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY