Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALARM NË QYTETET ITALIANE/Fluks fëmijësh shqiptarë që emigrojnë drejt Italisë

30/09/2015
ALARM NË QYTETET ITALIANE/Fluks fëmijësh  shqiptarë që emigrojnë drejt Italisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto harta e shpërndarjes së fëmijëve refugjatë shqiptarë në qytetet italiane

Alba Kepi, Rome/Strukturat e shërbimeve të mikpritjes e asistencës së emigrantëve minorenë të pashoqëruar në disa qytete si Torino, Bologna, Savona, Rimini, etj kanë dhënë alarmin se nëse për disa muaj numri i minorenëvë me origjinë shqiptare në Itali ishte reduktuar, gjatë javëve të fundit është shënuar një fluks i ri i tyre.

Drejtuesja e Kompanisë së shërbimeve e mbrojtes sociale të qytetit të Bolonjës, Elisabeta Scocanti tha se “Ka disa javë që ky fluks është rikthyer,- deklaroi ajo- Eshtë një fenomen që shfaqet me valë, i pashpjegueshëm e i pa parashikueshëm për ne.”

Asistentët socialë që operojnë në këtë fushë shpjegojnë se “ndoshta në Shqipëri qarkullojnë zëra se në Bolonja të sistemojnë mirë e familjet e origjinës i nisin fëmijët e tyre për t’i dhënë një mundësi jete; studimi e pune”.

Prej dhjetorit të vitit 2014, këshilltarja e Ministrisë së Politikave Sociale, Amelia Frascaroli, ka shprehur shqetësimin e këtij fenomeni duke organizuar në Shqipëri një tryezë teknike pune e një fushatë për të parandaluar këtë prurje.

“Po funksionoi vetëm për pak kohë, deklaroi ajo. Tashmë ky fluks ka rinisur e duhet një ndalim i ri për ta. Për këtë qëllim po planifikojmë në Romë një ndërhyrje të re në Shqipëri.”

Alarmi mbi një emergjencë humanitare ndaj emigrantëve minorenë të pashoqëruar në Itali e kanë dhënë dhe mediat lokale të provincës së Savonës, të cilat informojnë për një fluks të dhjetra minorenëve kryesisht me origjinë shqiptare e nga Bangladesh që gjatë muajit të fundit kanë kërkuar asistencës pranë strukturave mbrojtëse të territorit.

Pak orë më parë kësaj problematike i është bashkuar dhe kryetari i Bashkisë së komunës Varazze, në provincën e Savonës, Alessandro Bozzano.

Sipas tij gjatë ditëve të fundit 5 minorenë me origjinë shqiptare kanë kërkuar strehim në këtë komunë.

Ndërkohë pak ditë më parë në qytetin e Riminit është zbuluar një rrjet “jetimësh fals” , rreth 50 minorenë të moshës 15-17 vjeç, të githë me origjinë shqiptare që për 10 muaj rresht kanë përfituar nga shërbimet e asistenca e strukturave të qytetit.

Sapo mbërrinin nga Shqipëria, të gjithë prezantoheshin në zyrat e mbrojtjes për minorët e insistonin të regjistroheshin në shkolla.

Nënkryetarja e Bashkisë së Riminit Gloria Lisi, mbi këtë fakt është shprehur se dyshimet kishin lindur qysh në vjeshtën e vitit 2014, kur në mënyrë të papritur u vu re një rritje e numrit të minorenëve me origjinë shqiptare që kërkonin asistencë e strehim.

Në raportin kombëar të publikuar nga Ministria Italiane e Punës dhe e Politikave Sociale i monitoruar deri më 31 korrik të 2015, në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14, 2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.