Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama, nervoz në studion e Zërit të Amerikës: E dërguat në prokurori informacionin e studios ligjore?

30/09/2015
Edi Rama, nervoz në studion e Zërit të Amerikës: E dërguat në prokurori informacionin e studios ligjore?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot te Zeri i Amerikës lidhur me skandalin e CEZ duke konsideruar atë si një cështje të stisur nga opozita dhe media.

Gjatë gjithë kohës ai ka qenë nervoz me pyetjet e gazetarit Ilir Ikonomi dhe aq më shumë në momentin kur është pyetur lidhur informacionin studios ligjore të qeverisë në cështjen DIA-CEZ.

Cfarë mund të thoni për hetimin që po kryhet për Cez dhe kontrata që ajo ka lidhur si dhe për akuzat për marrëveshjen?

Rama: Është një përfolje shumë e madhe . Të përmend atë shprehjen “fali zot se s’dinë c’bëjnë”, që të gjithë edhe ata që akuzojnë, edhe ata që komentojnë.

Cështja e CEZ është e trajtuar sipas gjithë standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare ka qenë domosdoshmëri për të cliruar kompaninë nga kthetrat që ishte kapur për shkak të keqadministrimit me 1 miliard borxhe dhe ndërhyrje brutale të qeverisë së mëparshme. Për të gjitha të tjerët,të gjitha ata që kanë akuza ti referohen legjislacionit shqiptar dhe isntitucioneve përkatëse. Kjo është një cështje mbyllur me sukses të plotë. Të gjitha të tjerat janë pjesë e kësaj çoroditjeje të madhe të opozitës dhe medias. Pasi medias i takon të bëjë kërkimet e veta dhe jo vetëm ping pongun e shemtuar.

Gazetari e pyeti më pas se cfarë ka bërë me informacionin që ka marrë nga studio ligjore lidhur me disa të dhëna për ishkryeministrin

Studio ligjore ju ka dhënë një informacion..?

Rama: Edhe ju ushqeni këtë lloj mjegulle pa kuptim, pasi studio ligjore e tërhequr nga media ka dhënë një prononcim dheka thënë se nuk ka referencë nominale për kryetarin e Parlamentit.

Pse nuk e keni dorëzuar në prokurori informacionin e studios ligjore?

Rama: Kjo është pjesë e punës së studios ligjore për të zgjidhur problemin e rendë të trashëguar nga Cez.

Kjo është mjegull e ngritur dita ditës nga një numër personazhesh nga PD deri në burime informacioni që nuk informojnë por deformojnë.

Unë nuk këmbëngul në asgjë që lidhet me këtë cështje. Prokuria ka një hetim dhe është ajo që duhet të flasë, qeveria dhe unë nuk kemi asnjë lidhje me këtë diskutim absurd që është kthyer në një spekulim kolosal në dëm të informacionit të publikut.

E kemi pyetur prokurinë dhe na ka thënë se nuk ka marrë informacion nga qeveria lidhur me dyshimet?

Rama: Ky ishte një konflikt që mund të mbante peng CEZ dhe Shqipërinë. Qeveria me asistencën e Komitetit të Energjisë në Vjenë e zgjidhëm këtë problem. Të tjerat janë dokrra të prodhuara nga PD që nuk kanë kokë, nuk kanë alternative dhe drejtim.

Dhe dua të shtoj këtu një gjë që media duhej ta kishte trajtuar se nuk asnjë pengesë në asnjë lloj hetimi në marrëveshjen që është bërë

Cilat janë marërdhëniet me zotin Meta dhe apo funksionon koalicioni?

Rama: Ne jemi në një koalicion qeverisës dhe ai funksionon plotësisht, qeveria është në detyre, unë në krye të detyrës. Me keqardhje po të them se erdha në këtë studio prestigjioze për të përfituar për të thënë gjëra shumë më të mëdha. Nuk merremi me fantazitë e shfrenuara dhe me një përpjekje të shfrenuar dhe jo vetëm të PD që nuk kanë lidhje me interesat e publikut që kërkojnë të devijojnë prioritetet tona.

Përgjegjësitë janë individuale dhe kush shkel ligjin përgjigjet për këtë. Nuk ka një pjesë tani që janë tanët dhe mund të bëjnë gjithçka dhe nje pjesë të tyret që e pësojnë për gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.