Lezhë, përfundon në spital 50 vjeçarja, tatimorët i sekuestrojnë lokalin e...

Lezhë, përfundon në spital 50 vjeçarja, tatimorët i sekuestrojnë lokalin e mbyllur 5 vjet më parë

85
0
Shares

Një grua rreth 50-vjeçe banore e lagjes Ishull-Lezhë në qytetin e Lezhës përfundoi në spital pasi humbi ndjenjat nga terrorizimi që pësoi nga prania e shumë tatimoreve edhe uniformave blu në oborrin e ndërtesës së saje që shërbente si biznes dhe shtëpi banimi.
Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës nga një furgon i policisë, ndërsa tatimoret nisen sekuestrimin e materialeve që ndodheshin brenda lokalit.
Pasi është përmendur në spital, Zoje Sherri ka shpjeguar ngjarjen duke deklaruar se asaj i është sekuestruar shtëpia dhe jo ndonjë biznes. Sipas 50-vjeçares Sherri lokali ka qenë i mbyllur prej 5 vitesh dhe materialet ishin larguar prej vetë asaj duke zbatuar udhëzimin që i kishin dhënë vetë tatimoret e Lezhës.
capturemklzEdhe kunati i sajë Benard Sherri konfirmon se lokali ka qenë i mbyllur në momentin që kanë mbërritur tatimoret dhe policia, ndërsa i ka konsideruar veprimet e tyre si aspak normale dhe tejet terrorizuese.
Pajisjet janë sekuestruar me këtë mjet të ushtrisë, ndërsa në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë që vazhdon të veprojë pa asnjë standard.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY