Mimosa Paradiso është emri i llogarisë në Facebook që ka publikuar në faqen e një grupi nismathurje dy fotografitë e Dritan Priftit që janë shkëputur nga një video e regjistruar prej tij 5 vjet më parë. “Nisma Thurje” në një sqarim të saj në faqen e Facebook shkruan se fotot pasi janë publikuar nga emri i gruas më pas janë fshirë po prej saj.
“Nje person me emrin Mimosa Paradiso ka postuar para nje ore dy foto ne faqen tone dhe po vete i ka fshire me pas keto foto. Sqarojme se ne asnje moment ne nuk kemi qene dhe nuk do te jemi pjese e asnje loje politike banale te cilat i neverisim. Nisma Thurje gjithmone do i qendroje perballe politikes me shifra, fakte dhe argumenta. Ky eshte dhe do te mbetet misioni yne. Jeta personale e politikaneve nuk na intereson dhe nuk do na interesoje asnjehere. Kushdo mund te postoje foto ne murin e vene ne dispozicion per qytetaret dhe mban pergjegjesi per permbajtjen e tyre”, thuhet në reagimin e Nismës.
Duke kërkuar në Facebook me emrin Mimosa Paradiso nuk del asnjë llogari, çka tregon se fotot pasi janë fshirë, njëkohësisht është fshirë edhe llogaria në rrjetin social.
Por nismathurje ka për administrator një ish-zyrtar të LSI-së. Megjithatë kjo faqe e ka murin të hapur dhe secili që është anëtar në komunitet mund të postojë materiale.
Një ditë më parë ai u tregua i gatshëm të vinte në dispozicion të Prokurorisë dokumente që vërtetojnë se paratë që ka marrë Kastriot Ismailaj me DIA-n përmes CEZ kanë shkuar për llogari të fushatës së LSI-së dhe deputetit Agron Çela.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/