Horoskopi, 1 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi, 1 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

65
0
Shares

Dashi
Gjatë ditës interesi i të lindurve të kësaj shenje për situatat e rrezikshme do të jetë në rritje. Nëse e gjeni veten në një situatë të vështirë, ju do t’iu duhet të gjeni një mënyrë për të dalë, ose të ktheheni te miqtë dhe të afërmit tuaj të besueshëm.

Demi
Do t’ju duhet të jepni llogari për jetën e partnerit tuaj sot. Ju mund të përfitoni shumë nga këshillat e tyre, kur bëhet fjalë për familjen, shtëpinë ose marrëdhëniet personale. Që të dy do të fitoni lehtësisht mirëkuptimin e ndërsjellë, veçanërisht në nivelin emocional. Bëni kujdes me shpenzimet, investimet, kursimet dhe të ardhurat.

Binjakët
Nëse keni lindur në mes të muajit qershor, mund të keni zili bollëkun dhe pasurinë e të tjerëve. Megjithatë gjërat mund të duken më mirë së jashtmi dhe ju nuk do të pajtoheni me mendimet e të tjerëve.

Gaforrja
Kjo do të jetë një ditë mjaft e rehatshme për gaforret. Ju do të jeni plotësisht të kënaqur me mënyrën se si do të zhvillohen gjërat, duke u mbështetur në veten tuaj dhe duke marrë vendime të pavarura. Mund të arrini të keni më shumë harmoni me të dashurit dhe të afërmit tuaj.

Luani
Kjo është një ditë e mirë për rivendosjen e mirëkuptimit reciprok me njerëzit tuaj të ngushtë. Nëse dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe tregoheni të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve, ju nuk do të hasni ndaj problemeve serioze. Ju mund të merrni ndihmë në fshehtësi nga një i afërm i juaj, ose do të keni mbështetje psikologjike dhe financiare nga familja juaj.

Virgjëresha
Dita nuk do të jetë aspak e keqe për ju dhe për njerëzit që ju rrethojnë. Duke u relaksuar mendërisht ju do të ndjeheni më të mbrojtur. Megjithatë ndjenjat tuaja do të jenë të forta dhe të ndikuara nga emocionet negative.

Peshorja
Tregohuni të kujdesshëm, nëse keni ndërmend të përfshini diçka të pazakontë në jetën tuaj financiare. Nismat pozitive mund të shkaktojnë rezultate pozitive por edhe probleme. Mbani parasysh se pa ditur se si janë zhvilluar çështjet financiare, ju mund të përfitoni në marrjen e huave tek të tjerët.

Akrepi
Zakonet personale dhe gjendja juaj fizike, do të përcaktojë kryesisht sjelljen tuaj, veçanërisht nëse keni lindur në tetor. Ju mund të josheni për të shkuar kundër opinionit publik. Në mënyrë që të mbroni interesat tuaja, përpiquni të gjeni një zgjidhje sa më praktike.

Shigjetari
Mund të merrni fonde për një projekt specifik ose do të siguroni mbështetjen e një personi autoritar. Kjo nuk është koha më e mirë për të bërë ndonjë veprim racional. Ju mund të tregoheni intuitiv, duke kërkuar siguri në ambientin tuaj familjar.

Bricjapi
Në parashikimin për të ardhmen, ka shumë mundësi që të shikoni gjëra të mira. Nuk duhet të frikësoheni nga vështirësitë, por tregohuni të gatshëm për të bërë përpjekje të mëdha për të arritur disa qëllime të largëta. Megjithatë pavarësisht një perspektive premtuese, ju mund të keni shqetësim lidhur me situata financiare dhe marrëdhëniet ndërpersonale.

Ujori
Nëse keni krijuar një marrëdhënie të besueshme emocionale dhe të ngrohtë me bashkëpunëtorët apo eprorët, arritja e qëllimeve profesionale nuk do të duket e pamundur. Për më tepër, nëse planet ose aktivitetet tuaja, nënkuptojnë ndërveprimin me familjen, gjërat do të duken edhe më mirë.

Peshqit
Kjo është një ditë e favorshme për peshqit, sidomos për të lindurit në shkurt ose në fillim të marsit. Dita është e mirë për lidhjet e dashurisë, marrëdhëniet seksuale ose familjare. Bashkëveprimi me fëmijët tuaj, do të marrë kohën kryesore dhe do të sjellë harmoninë e munguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY