VENDIMI GJYKATËS/ Gafa e Kuvendit, Ardian Fullani u shkarkua pa ligj

VENDIMI GJYKATËS/ Gafa e Kuvendit, Ardian Fullani u shkarkua pa ligj

138
0
Shares

Zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ që dëmshpërblente ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, me 56 pagesa mujore.
Vendimi prej 42 faqesh thotë se Këshilli Mbikëqyrës, i Bankës së Shqipërisë nuk është organi kompetent, që duhet të nisë procedurën e shkarkimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Sipas vendimit të treshes së gjyqtarëve Kastriot Selita, Altina Nasufi dhe Bernina Kondi institucioni përgjegjës për shkarkimin e Fullanit është Kuvendi i Shqipërisë.
Në vendim thuhet se i takonte Kuvendit që të vërtetonte nëpërmjet organeve të tij, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, në rastin konkret ishin parë shkelje të rënda etike,si rezultat i së cilës i së cilës kishte ardhur cenimi i thellë i interesave të bankës së Shqipërisë dhe si ishin veprimet e paditësit Adrian Fullani ato të cilat, kanë shkaktuar shkeljen e rëndë dhe cënimin e interesave të bankës së Shqipërisë.

Ligji nuk parashikonte shkarkimin e Fullanit
Gjykata thotë se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka marrë një vendim shkarkimi kundër guvernatorit Fullani, në një kohë kur nuk ishte vërtetuar përgjegjësia penale e këtij personi. Më tej në vendimin e gjykatës thuhet se Ardian Fullani u arrestua në muajin shtator 2014 dhe më pas i është caktuar dhe masa e sigurisë arrest me burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Mirëpo gjykata e administrative e Apelit argumenton se në rastin konkret  ligji nuk ka parashikuar si shkak të shkarkimit nga detyra të guvernatorit apo anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, fillimin e një procedimi penal. Në asnjë prej pikave të këtij ligji nuk e parashikon që ngritja e një akuze penale apo fillimin e procedimit penal, të jetë shkak nga shkarkimi nga detyra.
Nisur nga kjo situatë gjykata argumenton në vendimin e saj se “…në kushtet kur nuk rezulton i provuar veprimi apo mosveprimi në rastin konkret, i kryer nga paditësi gjatë ushtrimit të detyrës, që ka sjellë shkelje të rënda të etikës e për rrjedhojë edhe cënimin e thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë, vlerësimi i bërë nëpërmjet vendimit nr 64 të datës 18.09.2014 të Kuvendit të Shqipërisë është në kundërshtim me përcaktimet e ligjit…”Kjo pasi me vendimin e tetorit 2015 gjykata e Tiranes e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës guvernatorin Fullani.
Ky vendim i jep të drejtë Fullanit të marrë pagën si guvernator i Bankës së Shqipërisë, deri në muajin nëntor 2018. Deri në këtë periudhë Banka e Shqipëri do paguajë me paga mujore dy guvernatorë ish-drejtuesin Fullani dhe guvernatorin aktual Gentian Sejko. Në total Fullani do të marrë 56 paga mujore. Në çdo muaj në llogarinë e Fullanit do të hyjnë 6.304.308 lekë të vjetra.

Katër vjet pagesë 358 milion lekë
Me vendimin e gjykatës administrative të Apelit, Fullani do vijojë të marrë katër vjet pagesë mujore, duke përfshirë dhe pagesën e pensionit.
Nga data 18 shtator 2014, kohë kur parlamenti e shkarkoi deri në datën 17 nëntor 2018, kohë kur Fullanit i mbaronte mandati, ish-guvernatori do vijojë të marrë pagesën e plotë. Fullani si Guvernator i Bankës së Shqipërisë ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit.
Në total Fullani do marrë 358 milion lekë të vjetra dëmshpërblim. Ndërkaq nuk është pranuar kërkesa që të dëmshpërblehet për dëmin jopasuror (moral) në shumën 15 milion lekë, që ish-Guvernatori ka kërkuar.
Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh. Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY