FOTO/ Tiranë, bllokohet fabrika e falsifikimit të ambalazhimit, sekuestrohen 800 kg kafe...

FOTO/ Tiranë, bllokohet fabrika e falsifikimit të ambalazhimit, sekuestrohen 800 kg kafe dhe 11.234 kg sheqer

128
0
Shares

Dje, u arrestua në flagrancë shtetasi Mirat Vllacaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Dhimitër Kamardo”, në garazhin e tij, janë gjetur 800 kg kafe “Bon Bon”, dhe në katin e parë u konstatua një fabrikë.
Kjo fabrike shërbente për ambalazhimin e sheqerit duke falsifikuar marka të sheqerit si “Lori kafe”, ”Ili Kafe”, ”Moncafe”,”Rotolo Kafe”,”Harley Kafe”,”Caffe antico”,”Caffe Serrani”,”Lavazza” etj.
fabrika falsifikim kafe sheqer2Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11.234 kg sheqer.
I arrestuari akuzohet për “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY