Konferenca e Kryetarëve sposton hetimin ndërkombëtar të CEZ

Konferenca e Kryetarëve sposton hetimin ndërkombëtar të CEZ

51
0
Shares

Konferenca e kryetarëve e mbledhur sot, nuk ka miratuar futjen në rend të ditës së diskutimit të propozimit të PD-së, për hetim ndërkombëtar ët kompanisë CEZ.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kërkesa e PD për futjen me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji, nuk ka bazë ligjore.
Pak ditë më parë, PD dorëzoi në Kuvend projektligjin e saj, nëpërmjet të cilit do të kërkojë hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it. Projektligji përmban 14 nene, ku përcaktohen mekanizmat sipas të cilave do të bëhet ky hetim.
Në relacionin që shoqëron projektligjin, PD sqaron se “Presioni politik ndaj organit të prokurorisë dhe kërcënimet e vijueshme që i bëhen sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale, nuk krijojnë asnjë premisë për të pasur një hetim të plotë dhe të pavarur”.
Projektligji “Për lejimin e hetimit ndërkombëtar për akuzat e bëra publike për çështjen CEZ” shko në Kuvend si propozimi i Grupit Parlamentar të PD-së, ndërkohë që paralelisht me të përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY