DEBATI/ Kundërpërgjigjet Ridvan Bode për aferën me CEZ, Ilir Meta humbet “qetësinë...

DEBATI/ Kundërpërgjigjet Ridvan Bode për aferën me CEZ, Ilir Meta humbet “qetësinë dhe dashurinë”

68
0
Shares

Deputeti i PD-së Ridvan Bode, e ka quajtur reagimin e metës si një apologji, sipas të cilit, nga njëra anë deklarohet për hetim ndërkombëtar, nga ana tjetër bllokon nismën e opozitës për një hetim të tillë.
“Apologjia juaj më bindi edhe më tepër se ju nuk jeni i pastër në këtë histori. Nga njëra anë deklarohet për hetim ndërkombëtar, nga ana tjetër bllokon nismën e opozitës për një hetim të tillë. Atë letër e tundni si një gjethe fiku për të mbuluar turpin e atyre që janë implikuar në këtë aferë sipas raportit të avokatëve të qeverisë, por bëtë një gabim fatal se kjo letër ka një zhvendosje kohe prej 2 vitesh nga afera për të cilën ju përmendeni drejtpërdrejt apo tërthor”.
Deklarata e Bodes ka nxitur reagimin e Metës.

Debatet Ridvan Bode – Ilir Meta


Ridvan Bode – Apologjia juaj më bindi edhe më tepër se ju nuk jeni i pastër në këtë histori. Nga njëra anë deklarohet për hetim ndërkombëtar, nga ana tjetër bllokon nismën e opozitës për një hetim të tillë. Atë letër e tundni si një gjethe fiku për të mbuluar turpin e atyre që janë implikuar në këtë aferë sipas raportit të avokatëve të qeverisë, por bëtë një gabim fatal se kjo letër ka një zhvendosje kohe prej 2 vitesh nga afera për të cilën ju përmendeni drejtpërdrejt apo tërthor.
Ilir Meta – Zotëri ke ndonjë shkresë te të lutem? E ke fjalën për shkresën time apo për tënden. Se shkresa jote është shumë më e rëndë dhe pas shkresës tënde u krijuan ato kompanitë e borxheve.
Ridvan Bode – Me qetësi dhe durim…kjo letër që ju e tundni si gjethe fiku s’ka të bëjë me ulje çmimi, por me detyrimin e institucioneve të shtetit për të respektuar letrën  e angazhimit të qeverisë dhe deklaratën rregullatore..
Ilir Meta – Ke ndonjë shkresë e cila favorizonte CEZ, ato që ke kërkuar ti favorizojnë CEZ ke përgjigjet e drejtorit të KESH të asaj kohe thuaj të vërtetat tamam.
Ridvan Bode – Është kjo letër e BB-së që i është adresuar Naço që kërkon marrjen e masave…, njohjen  e borxhit të keq…, që të merren masa për të mos humbur 66 milionë euro ..
Ilir Meta – Ajo letër është presion mbi ERE për të justifikuar veprimin… mund ta sqarosh në Prokurori më mirë.
Ridvan Bode – Me qetësi dhe maturi… E gjithë kjo histori e devijuar me qëllim nga ana juaj ka disa pikëpyetje. E para, pse s’u çua në arbitrazh? Kush ka të drejtë që pasurinë  e vendit ta trajtojë si pronë private? Tani ju mbeti patatja e nxehtë e DIA që implikon edhe emrin tuaj me veprime mafioze dhe të dënueshme. Së dyti, pse ju vendosët në prishjen e kontratës së privatizimit paragrafin për të penguar çdo hetim ndërkombëtar? Tani ju i ndershmi po akuzoni ne të pandershmëve se veprimet tona kanë shkaktuar pasoja. Ne po kërkojmë një hetim ndërkombëtar dhe le ta nxjerri ai se kush është apo jo i implikuar. Nëse do gjeni një zyrtar, prokuroria të bëjë veprimet konform ligjit, pse hallakateni? I largoheni si djalli temjanit për t’i shpëtuar hetimit të shpejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY