Hetim në Vjenë, dyshime në kontratën e rrugës Damës-Tepelenë

Hetim në Vjenë, dyshime në kontratën e rrugës Damës-Tepelenë

326
0
Shares

Prokurorët austriakë akuzojnë Dietmar Aluta-Oltyan, ndoshta figura më e fuqishme e kompanisë së falimentuar të ndërtimit, Apline Bau, se ka qenë i përfshirë në një çështje dhënie rryshfeti një zyrtari shqiptar të paidentifikuar, përmes një tarife konsulence prej 575 mijë eurosh të paguar në vitin 2009 nga kompania Windforce Estate Limited, me bazë në Qipro.

Akuzat përputhen me provat e publikuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, dhjetorin e kaluar, të cilat tregonin se firma austriake, e cila falimentoi në qershor të vitit 2013, ka bërë pagesa të dyshimta tek e njëjta kompani offshore në vitin 2012.

Prokurorët austriakë pohojnë se pagesa e bërë në vitin 2009 ishte e lidhur me marrëveshjen 28 milionë euroshe të Alpine Bau për të ndërtuar autostradën Damës-Tepelenë, në Shqipëri.

Disa letra të papublikuara që disponon BIRN tregojnë se firma austriake kishte siguruar marrëveshje të tjera për ndërtim autostradash në Shqipëri, në rrethana të diskutueshme.

Korrespondenca, e lëshuar sipas kërkesës së të drejtës së informimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, në Shqipëri dhe financuesit të autostradës, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Europiane të Investimeve (BIA) tregojnë se firma gjermane e ndërtimit GP Papenburg u përzgjodh fillimisht për të ndërtuar autostradën Levan – Vlorë në vitin 2007. Komisioni i vlerësimit të ofertave eliminoi Alpine Bau, e cila kishte ofertën më të ulët me 41 milionë euro, sepse ajo nuk arriti të siguronte dokumentat e duhura ligjore.

Pas disa pyetjeve të BERZH dhe Bashkimit Europian, komisioni e tërhoqi vendimin e tij dhe ia dha tenderin kompanisë Alpine Bau, pavarësisht protestave të njërit prej 6 anëtarëve të komisionit, Artur Luca.

Firma e fitoi tenderin pavarësisht se nuk pati ofertën më të mirë, shkruan revista austriake Kurier në një artikull të saj të së hënës.

Kontrata e nënshkruar në vitin 2008 përcaktonte si datë përfundimi vitin 2011.

Megjithatë projekti pati shumë probleme dhe përfundoi vetëm këtë vit me shpenzime të shumta, ende të papërcaktuara. Deri në vitin 2011 kostoja ishte rritur me 6 milionë euro, thuhet në një raport auditimi shqiptar.

Një zëdhënës i prokurorisë i tha BIRN se një hetim është hapur këtë verë ndaj 7 personave, përfshirë Aluta-Oltyan, për përvetësim, ndihma në përvetësim dhe dhënie rryshfeti një zyrtari të huaj.

Ai tha: Nuk ka dyshim se nuk ka patur shërbime (të ofruara) për pagesat (ndaj Windforce Estate) dhe se këto pagesa janë përdorur pjesërisht për t’u dhënë rryshfet zyrtarëve shqiptarë.

Ai nuk pranoi të japë më shumë detaje mbi akuzat, por konfirmoi se artikulli i revistës austriake Kurier ishte i saktë.

Ai shtoi se ndërsa informacionet fillestare për investigimin dolën nga një çështje arbitrazhi në Vjenë, prokurorët po konsideronin edhe të dhënat e publikuara më parë nga BIRN.

“Aluta-Oltyan i mohoi akuzat. Avokati i tij, Felix Klement, it ha Kurier se Aluta-Oltyan nuk ishte i përfshirë në marrëveshjen me Shqipërinë.

“Alpine kishte ofertën më të mirë. Pagesa nuk ka qenë rryshfet, por ka shërbyer për të paguar nënkontraktuesin grek që mori përsipër projektin”, tha ai.birn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY