Fenomeni i mosdakordësisë midis PS – LSI, po gjen përhapje në nivelin e pushtetit vendor. Së fundmi, koalicioni PS-LSI është përçarë edhe në Këshillin Bashkiak të Përrenjasit. Aleatët e LSI nuk kanë bashkuar votat për kandidaturën e PS-së për sekretaren e Këshillit Bashkiak.
Kandidatura e Albina Rirës, e propozuar nga Partia Socialiste, u rrëzua me 12 vota kundër në Këshillin Bashkiak të Përrenjasit. Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm 20 këshilltarë, nga të cilët vetëm 8 votuan pro dhe 12 të tjerë kundër kandidaturës së Rirës për sekretare e Këshillit Bashkiak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/