Gaz helmues mbi nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në Shkup

Gaz helmues mbi nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në Shkup

64
0
Shares

Dhjetra nxënës shqiptarë dhe disa profesorë të Shkollës së Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Toksikologjisë mbrëmjen e së mërkurës për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe djegieve të syve dhe fytit.

Disa nga nxënësit thonë se janë helmuar nga një person i cili ka hedhur gaz lotsjellës brenda objektit të shkollës.

Policia e ka konfirmuar këtë rast. Sipas informacioneve të para, gazin e kanë hedhur dy persona, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Nga analizat e bëra, mjekët thanë se nuk kanë arritur të identifikojnë llojin e gazit. Ata informojnë se gjendja e nxënësve është e qëndrueshme dhe shumica prej tyre kanë dalë nga spitali.

Mjeku Nestor Popovski u shpreh: “Askush nuk është sjellë në gjendje të rëndë, të gjitha rastet kanë qenë të lehta. Dua të them se nuk janë të gjithë nxënësit vetëm të një nacionaliteti, ka nxënës maqedonas, shqiptarë dhe boshnjakë. Unë mendoj se helmimi nuk ka prapavijë politike. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë ne nuk e dimë, por sipas meje mendoj se bëhet fjalë për lojra fëmijësh”.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme ka thënë se ekipet e policisë po punojnë për zbardhjen e rastit, por nuk kanë folur për shkaqet e incidentit.top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY