LSI ka reaguar lidhur me mundësinë që publikimi i videos erotike të Priftit është bërë nga kjo parti. “Jemi te cuditur qe zoteria akuzon LSI per pergjime! i vetmi person qe pergjonte ne LSI u perjashtua per shantazh para pese vitesh.
Opinioni publik ka mesuar prej vete Priftit , se si ai ka filmuar veten e tij me shume njerez si bashkepunetore, vartes, gazetare, biznesmene, politikane e te aferm te tyre ne zyre,ne shtepine e tij dhe ambiente te tjera.
Ishte vete Prifti, qe pranoi jo vetem publikisht,por edhe ne prokurori e gjykate, se kishte filmuar ne shtepine e tij vartesin e tij zevendesminister per qellime shantazhi e korrupsioni.
Me te njejtin moral ai filmoi ne menyre perverse edhe drejtoreshen me te rendesishme te ministrise se ekonomise per ta mbajtur ne shantazh nepermjet seksit per korrupsion.
Nuk eshte as problemi e as pergjegjesia e LSI qe zoteria ndan me publikun kenaqesite e tij perverse per seks, shantazh e korrupsion.
LSI nuk mban asnje pergjegjesi per dhjetra ore filmime te Priftit, te cilat ai nuk mban mend se ku i ka shpërndarë”, thuhet në deklaratën e LSI.
LSI nuk thotë gjë që edhe drejtoresha në atë kohë ka qënë e përfshirë në LSI derisa Prifti u largua nga detyra e ministrit të Ekonomisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/