Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur se deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj do të gjykohet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” që lidhet me detyrën e tij të mëparshme si ministër i Arsimit.
Sipas prokurorisë, deputeti Tafaj ka shpërdoruar detyrën pasi në kundërshtim me ligjin ka certifikuar disa fakultete për ish-Universitetin “Vitrina”. Hetuesit thonë, se është provuar tashmë që Këshilli i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit ka kundërshtuar kërkesën e ish-universitetit “Vitrina” për të hapur 4 fakultete për shkak të mos plotësimit të kritereve dhe përcaktimeve ligjore.
Sipas prokurorisë, pavarësisht vendimit, Ministri i Arsimit ka firmosur urdhërin për hapjen e 4 fakulteteve të tjera nga Universiteti “Vitrina”.
Prokrurorët thonë se nuk është arritur të provohet nëse ish-ministri Tafaj ka përfituar të mira materiale.
Ndërkohë një kallëzimi tjetër, për dhurimin e një prone në Sauk për një subject privat është pushuar, pasi vendimi i dhurimit është bërë nga Këshilli i Ministrave me vendim kolegjial.
Deputeti Tafaj do të vazhdoj gjykimin në gjendje të lirë në Gjykatën e Lartë.
Ndryshimet ne Kushtetute per shkak te reformes ne drejtesi parashikojne nderprerjen e mandatit te Prokurorit te Pergjithshem. Nje dite me pare Presidenti Nishani tha se nderprerja e mandatit eshte shantazh qe i behet Prokurorit te vendit per te mos zhvilluar hetimendaj eksponenteve te qeverise.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/