PËR HERË TË PARË/Ja pse duhet hetuar marrëveshja mes qeverisë dhe CEZ

PËR HERË TË PARË/Ja pse duhet hetuar marrëveshja mes qeverisë dhe CEZ

66
0
Shares

Deputeti i PD-së dhe ish-ministër i Drejtësisë kur janë kryer të gjitha veprimet me CEZ, Eduard Halimi ka shpjeguar me detaje, fakte dhe të dhëna që thuhen për herë të parë se pse duhet hetuar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe CEZ në vitin 2014 .

Në vitin 2009 qeveria shqiptare miratoi kontratën e shitjes së OSSH-së dhe po ashtu janë fakte të njohura botërisht se CEZ nuk zbatoi asnjë nga kushtet me shtetin shqiptar duke shkaktuar dëme të pariparueshme të sistemit të energjisë elektrike.

Në tetor të vitit 2012 Banka Botërore këshilloi shtetin shqiptar të ndërmerrte masa për heqjen e licensës së CEZ dhe orientoi qeverinë që të kontaktonte dhe të thërriste në garë disa kompani të specializuara ligjore në fushën e arbitrazhit të investimeve.

Për këta arsye, më 5 nëntor 2012 nga ministria e Drejtësisë u shpallën fituese në një garë dy kompani.

Në nëntor 2012, pas dështimit të negociatave me CEZ, studio ndërkombëtare e këshilloi qeverinë shqiptare ti hiqte licensën CEZ-it dhe në vijim të angazhohej fuqimisht për ngritjen e padive në arbitrazh ndërkombëtar referuar marrëveshjes së privatizimit. Konkretisht, sipas konsulentit ndërkombëtar, CEZ duhet të mbante përgjegjësi. Ajo studio, e zgjedhura nga qeveria e mëparshme, thoshte se CEZ duhet të mbante përgjegjësi për dëme të rrjedhura nga mosrealizimi i madh i investimeve të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të CEZ sipas kontratës së shitblerjes e vlerësuar në afërsisht 700 milionë euro.

Së dyti, dëme të rrjedhura nga shkëputja e energjisë.

Së treti, likuidime të faturave ndaj KESH dhe OST në masën 300 milionë euro.

Të gjitha bashkë në masën e 1 miliardë eurove.

Ky ishte raporti i një studio ligjore të kontaktuar në vitin 2012 e cila i ka çuar të njëjtin raport edhe qeverisë së re të dalë mbas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013.

Më 28 gusht është nënshkruar një kontratë me BDO-në dhe më pas me Bejker, dhe një kompani tjetër, e cila për 8 javë duhet të bënte një vlerësim edhe njëherë nga e para dhe kjo tashmë e sjellë në datën 30 shtator 2013.

Në shkurt 2014 janë përgatitur raportet e eskpertëve, vlerësimet teknike financiare dhe vlerësimet e claim-s kundër CEZ Sha dhe të CEZ AS por për hir të vërtetës këto rezultate janë mbajtur të fshehura për opinionin shqiptar. Të dyja raportet e vlerësimit teknik dhe financiar i janë dhenë qeverisë në shkurt 2014 dhe shprehin shprehimisht; se CEZ nuk investoi në kompaninë e shpërndarjes referuar marrëveshjes së bërë në vitin 2009. Kjo gjendet në faqen 67 dhe 74 të vlerësimit të tyre.

Pavarësisht detyrimit që CEZ i kishte shtetit shqiptar në minimumin, nga raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, në vlerën e 1 miliardë eurove, qeveria deklaroi se kishte arritur të zgjidhte me mirëkuptim marrëveshjen duke i falur të gjitha detyrimet dhe duke i dhënë CEZ-it edhe 95 milionë euro të tjera.

Në shkurt 2014 ka qenë një situatë kur CEZ ishte përballë shtetit shqiptar në një padi ku i kërkohej nga 1 deri në 3 miliardë euro, të thëna sipas raportit, ndërkohë që CEZ kërkonte 200 milionë nga shteti shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY