Myqerem Tafaj reagon ndaj Llallës: Hetim nën presionin e qeverisë

Myqerem Tafaj reagon ndaj Llallës: Hetim nën presionin e qeverisë

78
0
Shares

Ish-ministri i Arsimit, tashmë në proces gjyqësor ka reaguar menjëherë pas lajmit në media se ai po ndiqet penalisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Që në fillim, dëshiroj të theksoj se vendimi i marrë nga Prokuroria Përgjithshme është i padrejtë dhe, si i tillë, duket se është marrë nën presionin e Qeverisë. Unë e kam kundërshtuar këtë vendim të Prokurorisë duke parashtruar argumente dhe sqarime të hollësishme. Çështja lidhet me një urdhër për hapje të programeve të studimit, ndërkohë që shkolla e lartë jopublike Vitrina dhe fakultetet e saj kanë qenë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dëshiroj të nënvizoj se çdo vendimmarrje për hapje programesh studimi është bërë sipas kompetencave që i jep ministrit Kushtetuta e Republikës, Kodi i Procedurave Administrative, ligji i veçantë, aktet nënligjore, si dhe sipas procedurave administrative në fuqi.

Urdhri, i kallëzuar në këtë proces, ka ardhur duke respektuar të gjitha hallkat e parashikuara të vlerësimit të projektit të paraqitur nga subjekti, përfshirë edhe hallkën e ankimimit të subjektit aplikues.

Gjatë mandatit tim si ministër kam punuar me përkushtim maksimal për tiu shërbyer sa më mirë nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe zhvillimit të sistemit tonë arsimor në të gjitha nivelet e tij. Këtë detyrë e kam çmuar si një vlerësim të lartë, përgjegjësi të madhe dhe mundësi për të kontribuar për zhvillimin e vendit tim.

Si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, dëshiroj të siguroj Partinë Demokratike dhe qytetaret, që më kanë votuar dhe besuar, opinionin publik, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që mbështesin reformat në vendin tonë, se mbështes fuqimisht zbatimin e ligjit dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, por sigurisht nuk mund të pranoj fushata apo vendime për ‘prerje kokash’ për hir të luftës politike të qeverisë ndaj opozitës, apo thjesht për hir të statistikave.

Besoj se gjykata do ta gjykojë këtë çështje në mënyrë të pavaruar dhe të drejtë, sepse jam i sigurtë në pafajësinë time”, përfundon Tafaj.

Ja kërkesa për hetim e prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim në Gjykatën e Lartë kërkesën ndaj ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Myqerem Tafaj, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 4, viti 2015, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundim se, i pandehuri ka vendosur hapjen e programeve mësimore të një shkolle të lartë private, aktualisht e mbyllur, në kundërshtim me atë që ka vendosur Këshilli i Akreditimit. Për Prokurorinë e Përgjithshme, ky veprim i tij është kryer me dashje të drejtëpërdrejtë, pasi edhe pse ka patur një detyrim ligjor për ta respektuar, edhe pse vlerësimi i dhënë nga institucioni kompetent ishte i qartë (vlerësim NEGATIV), ai ka vendosur hapjen e tyre në mënyre të kundraligjshme.

Veprimet e kryera nga ana e të pandehurit Myqerem Tafaj kanë sjellë për rrjedhojë hapjen e programeve mesimore, të cilat nuk janë në përputhje me kriteret ligjore të përcaktuara në ligj dhe aktet nënligjore, për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

Për Prokurorinë e Përgjithshme, me veprimet e kryera, i pandehuri Myqerem Tafaj, në cilësinë e ish-Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ka sjellë si pasojë krijimin e mundësisë së subjektit privat “Shkolla e Lartë Private Vitrina”, që, pavarësisht se nuk plotësonte standartet e parashikuara nga ligji, të zgjerojë aktivitetin në fushën e arsimit dhe të ofrojë programe jo cilësore studimi, me pasoja financiare për individët dhe për shtetin, si garant i standarteve të larta mësimore, si edhe duke i krijuar favore të pa merituara institucionit arsimor në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY