Mazhorana rrëzon hetimin ndërkombëtar të CEZ, preteksti procedurat

Mazhorana rrëzon hetimin ndërkombëtar të CEZ, preteksti procedurat

75
0
Shares

Propozimi i Partisë Demokratike për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it, është rrëzuar nga Partia Socialiste.
Ky rrëzim ndodhi me 54 vota që ishin kundër procedurës së përshpejtuar, 50 pro dhe plot 12 abstenime.
Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, akuzoi mazhorancën se përkundër atyre që thotë, nuk ka vullnet për hetimin ndërkombëtar të kësaj çështjeje dhe kërkoi që projektligji të futej të paktën në kalendarin 3-javor.
“Futeni të paktën në kalendarin 3-javor me shpresën që do dalë një skandal tjetër që do të mbulojë këtë skandal. Të paktën sa për formë votoni që ky projektligj i yni të hyjë në kalendarin 3-javor”, tha Paloka.
Gramoz Ruçi i qëndroi deklaratave të mëhershme dhe u kujdes të sqarojë se Partia Socialiste nuk është kundër projektligjit për hetimin ndërkombëtar, por kundër propozimit të PD-së për kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji.
“Edhe njëherë, grupi i Partisë Socialiste, duke pasur parasysh që voton këtë dhe vetëm këtë, procedurën e përshpejtuar, e kundërshton, jo se nuk jemi kundër hetimit, por nuk na e lejon Kushtetuta e vendit, gjashtë vendime të Gjykatës Kushtetuese. Pra grupi i PS është kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji”, tha Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY