DOSJA/ Kastriot Ismailaj i prezantoi CEZ një kompani që nuk ekzistonte

DOSJA/ Kastriot Ismailaj i prezantoi CEZ një kompani që nuk ekzistonte

74
0
Shares

Kastriot Ismailaj pronari dhe administrator i kompanisë “Debt International Advisory” me anë të dokumenteve fiktive, ka mashtruar duke përfituar rreth 3.7 milionë euro nga kompania çeke CEZ-shpërndarja.
Sipas prokurorisë, e cila shumë shpejt pritet të dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj Ismailajt, që mbahet i izoluar në burgun e Fierit, DIA kishte nënshkruar dy kontrata me kompaninë çeke CEZ shpërndarja për identifikimin dhe mbledhjen e borxheve nga debitorët.
Në dosje hetuesit kanë renditur se Ismailaj që me krijimin e shoqërisë DIA ka mashtruar. Kjo pasi rezulton shoqëria DIA është krijuar fillimisht më 7 korrik të 2010 në Ishujt Virginë të njohur si parajsa fiskale. Më pas, më 8 gusht të atij viti është regjistruar në QKR në Shqipëri. Ende pa u hapur këto shoqëri,  konkretisht në maj të 2010 Kastriot Ismailajt me ndihmën e kunatit të tij i ka dërguar kompanisë CEZ shpërndarje propozimin për të nënshkruar kontratën për implementimin e mbledhjes së borxheve të OSHEE-së, duke prezantuar edhe shoqërinë që në atë kohë nuk ekzistonte. Sipas prokurorisë, ky propozim i Ismailajt është përgatitur me kërkesë të këtij të fundit kundrejt pagesës nga dy-ekspertë ish-zyrtarë të administratës shtetërore, Petrit Ahmeti ish-anëtar i Entit Rregullator te Energjisë dhe ish-punonjësit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sokol Hysenaj. Kjo marrëveshje e propozuar nga DIA është nënshkruar më 1 shtator 2010 me operatorin e sistemit të shpërndarjes për mbledhjen e borxheve. Por kjo marrëveshje nuk është miratuar në mbledhjen e datës 25 nëntor të 2010 nga anëtarët Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë CEZ-shpërndarja, duke rrëzuar marrëveshjen me DIA-në. Pavarësisht mos miratimit të kësaj marrëveshje nga anëtarët e këshilli mbikëqyrës kompania DIA ka lëshuar po atë ditë dy fatura me vlerë 1.5 milionë euro, që kompania CEZ-shpërndarja po atë ditë i ka transferuar në llogarit bankare të kompanisë DIA. Për të justifikuar këtë shumë, kryetari i bordit drejtues i kompanisë CEZ-shpërndarja çeku Josef Hajsek i ka kërkuar disa herë drejtuesve të kompanisë DIA që të kryenin procesin e identifikimit të debitorëve me qëllim pastrimin e sistemit të saj nga të dhënat e pasakta të debitorëve. Veprim ky që është bërë, pasi punonjësit administratës së CEZ-it i kalonin kompanisë DIA të dhënat e pastruara nga sistemi, që kompania e Ismailajt t’i paraqiste si punë e saj.
Prokurorët thonë se meqenëse në shtator 2010, nuk u pranua nënshkrimi i marrëveshjes për mbledhjen e borxheve me kompaninë DIA, kjo kontratë është nënshkruar në shkurt të 2011 ku edhe i kanë kaluar kompanisë DIA edhe shuma tjetër prej 1.7 milionë euro për punën e kryer.
Ndërkohë në tetor të 2011, kompania CEZ-shpërndarje ka njoftuar kompaninë DIA për prishjen e kontratës së mbledhjeve të borxhit me arsyetimin e mos përmbushjes së kontratës nga shoqëria e drejtuar nga Ismailaj. Për prishjen e kësaj kontrate, Kastriot Ismailaj ka hedhur në gjyq kompaninë CEZ shpërndarje në Arbitrazh ku kërkon shumën prej 130 milionë euro si dhe pagesat për punën e bërë në mbledhjen e borxheve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY