Dëshmitarët rrëzojnë pretendimet e pilotit italian Riformato

Dëshmitarët rrëzojnë pretendimet e pilotit italian Riformato

53
0
Shares

Dëshmitarët vazhdojnë të rrëzojnë alibinë e italianit Xhorxho Riformato se e uli avionin në plazhin e Divjakës për shkak të një defekti. Në sallën e gjyqit ka dhënë dëshminë e tij Eduard Panariti punonjës i aeroportit të Rinasit. Panariti është personi që ka kontrolluar avionin e Riformatos para se të ngrihej nga Rinasi, në datën 9 maj 2014. Ai ka sqaruar para togave të zeza që mjetit flutures i është bërë kontrolli në bazë të rregullores.
Gjatë këtij kontrolli, Panarati tha se nuk është konstatuar asnjë defekt, duke hedhur poshtë pretendimet e pilotit italian.
Riformato këmbëngul se ka qenë i detyruar të ulej në plazhin e Divjakës për shkak se gjatë fluturimit në bregdetin shqiptarë ka hasur një problem në avion.
Më pas në sallë dëshmoi Erjon Rrushi, djali i hallës  Saimir Bajramaj, personi i cili sipas Prokurorisë ka organizuar trafikun e drogës me avion nga Divjaka drejt Italisë.
Ai u shpreh se, ka qenë personi që pritur Riformaton në aeroportin e Rinasit. Më pas e ka sjellë në një hotel afër Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka qëndruar për një natë. Ditën tjetër vazhdoi Rrushi në dëshminë, pilotin e ka dërguar në Durrës, ku e ka pritur Saimir Bajramaj. Dëshmitari përfundoi dëshminë e tij duke thënë se, nuk e kishte idenë se kush ishte Xhorxho Riformato dhe për çfarë kishte ardhur në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY