Korçarët e Skënderbeut kanë shënuar humbjen dytë sonte në Moskë kundër Lokomativës nën një klimë të ftohte nga moti dhe të nxehtë nga thirrjet raciste të tifozëve rusë.
Rusët kanë shënuar në minutën e 35 dhe të 74 duke arritur në rezultatin 2-0 dhe ndërkohë renditen në vendin e parë në grup me 6 pikë. Skënderbeu është në vebdin e fundit.
Ndeshja ka qënë e tensionuar prej tifozëve rusë të cilët lëshuan thirrje raciste dhe që ngjallin urrejtje ndaj shqiptarëve.
Rreth minutës së 25 të takimit, një flamur shqiptar u shpalos në stadium duke nervozuar tifozët rusë. Ata nisën të thërrisnin në kor “Vritini, vritini shqiptarët!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/