Horoskopi, 2 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi, 2 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

58
0
Shares

Dashi
Hëna ju bën jetik, Marsi dhe Jupiteri ju ndriçojnë. Kjo e premte është bërë për të fituar në të gjitha fushat. Zgjidhja e shkëlqyer dhe përqendrimi i  lartë do bëjë që angazhimet e punës të kryhen sa më lehtë. Edhe dashuria fokusohet në suksesin tuaj, një mbrëmje e qetë me të dashurin është planifikuar vetëm për ju.

Demi
Shumë mundësi të favorshme e bëjnë këtë ditë për ju mjaft pozitive, si në dashuri edhe në punë. Jo pa ndonjë vështirësi, ju jeni duke punuar shumë për të arritur qëllimet tuaja. Vendosmëria juaj ju bën më të sigurt në dashuri, ku, pavarësisht disa pengesave ju në fund arrini atë që dëshironi.

Binjakët
Horoskopi sot është shumë me fat, në sajë të një ekipi planetësh të gatshëm për t’ju mbështetur ju! Pozita e favorshme e çiftit Diell-Mërkur, por edhe Hëna me Jupiterin dhe Marsi pozitiv, do ta bëjnë atë dinamik dhe plot entuziazëm. Fati do ju ndihmoj të realizoni ëndrrat tuaja në sirtar.

Gaforrja
Një e premte plot me ulje dhe ngritje për ju. Nga njëra anë Hëna, Neptuni dhe Jupiteri do nxisin suksesin e detyrave tuaja të përditshme. Por çifti Diell-Mërkur është në opozitë, duke shkaktuar disa të papritura. Keqkuptimet me partnerin do të jenë të shpeshta, sidomos për çështjet financiare.

Luani
Hëna dhe Urani e bëjnë këtë ditë plot momente të rëndësishme për ju. Në të vërtetë kjo gjendje do të jetë dominuese në punë. Mundohuni të mbani në kontroll nervat tuaja që të shmangni konfliktet me partnerin. Financat paraqiten mirë.

Virgjëresha
Horoskopi për shenjën e Virgjëreshës paraqet një ditë të keqe. Një merak financiar ose dyshim në dashuri mund të jenë arsyet për disponimin tuaj të tensionuar. Marsi ju bën që edhe grindjet më të vogla t’ju shkaktojnë shqetësime të mëdha. Qëndroni të qetë, nesër gjithçka do të jetë më mirë.

Peshorja
Ditë pozitive dhe me shumë fat për Peshoren. Do të jetë e lehtë për ju që në gjithçka ku punoni të merrni suksesin e dëshiruar. Në sajë të zgjedhjeve të mira të bëra në periudhën e fundit, lajme të mira do të merrni edhe nga puna. Por edhe dashuria nuk mbetet pas, ]do ndjeheni të përmbushur.

Akrepi
Për Akrepët sot paraqitet një ditë e mirë, të cilët do të kenë ku të mbështeten dhe të gjejnë inkurajim për të ecur më tej. Në qiellin tuaj ju mund të mbështeteni në aleancën e Marsit dhe Jupiterit, por edhe të afërmit dhe miqtë me kënaqësi do t’ju ndihmojnë. Një vendosmëri të fortë do të nxirrni në pah, duke zbuluar edhe anët e fshehta të vetes.

Shigjetari
E premtja paraqitet ditë negative për Shigjetarët, të cilët duhet të japin dorëheqjen nga çdo lloj debati sepse yjet nuk do t’ju japin asnjë ndihmë. Jupiteri dhe Marsi do t’ju kthejnë shpinën edhe në punë dhe kjo do të jetë e vështirë për t’u përballur me përqendrimin e duhur. Vetëm Hëna do t’i ketë sytë nga ju duke ju mundësuar të keni dialogun e duhur në dashuri.

Bricjapi
Horoskopi paraqet një të premte të tensionuar, duke pasur parasysh opozitën në qiellin tuaj astral. Dielli dhe Merkuri pengojnë përqendrimin, Marsi dhe Jupiteri stimulojnë dinamizmin. Rezultati është konfuzion, gjestet çuditshme do ju dekurajojnë. Vetëm një organizim i mirë mund t’ju shpëtojë këtë ditë.

Ujori
Mundësitë e ndryshme të suksesit konfirmojnë këtë periudhë me fat, ku kënaqësia e punës ose studimi nuk mungojnë. Sekreti është përpjekja e madhe që ju keni bërë, por tani ka ardhur koha për argëtim, kështu që zgjidhni vendin e duhur për të kaluar një mbrëmje të qetë.

Peshqit
Do të jetë një e premte me të papritura, ku ju nuk do ta keni të lehtë për t’i përballuar ato. Kthimi i shpinës nga Hëna ju sugjeron që të qëndroni larg debateve sepse nuk do të keni fuqinë e duhur për ti kaluar. Mënyra e vetme është të minimizoni situatën, sot fokusohuni vetëm te puna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY