Vrasja e dyfishtë, Aurora, biletë për Angli dhe mandat banke në shumë...

Vrasja e dyfishtë, Aurora, biletë për Angli dhe mandat banke në shumë të madhe

671
0
Shares

Në foto Aurora Oskian

Policia ka ndaluar disa persona lidhur me ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Tiranë ku dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos, ndërsa hetimet e para cojnë në tri pista , e para pazare të prishura droge, e dyta shënjestra ka qënë Elvis Gacaj dhe e treta ndonjë përfshirje e mundshme në pastrim parash.

Kevin Rugova, një nga viktimat e mbrëmshme është zënë pak ditë më parë me miq të tij lidhur më cështje droge. Zona ku ata vepronin ishte e preferuar për shitësit dhe trafikantët e drogës.

kevin rugova

Në foto Kevin Rugova

Pista tjetër e pastrimit të parave vjen pasi në cantën e Aurora Oskian janë gjetur një sasi e madhe parash të tërhequra dje nga banka. Burimet thanë se kjo pistë përforcohet edhe nga identifikimi i një autori të mundshëm, i cili rezulton shok i Rugovës

Ndërkohë nisur nga e kaluara, si person me precedentë të mëparshëm kriminalë, burimet thanë se objektiv i këtij atentati ka qenë shtetasi Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur.

Por policia ka shpjeguar se pjesa më e madhe e plumbave të automatikut janë shkrepur mbi trupin e 29- vjeçares Aurora Oskian. Policia dyshon edhe për ndonjë sulm për motive xhelozie.

Nuk ka ende një pistë zyrtare të hetimeve nga policia për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmë në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY