VENDIMI/Drejtoresha e videos me ish-ministrin Prifti u divorcua

VENDIMI/Drejtoresha e videos me ish-ministrin Prifti u divorcua

427
0
Shares

Gruaja M.që gjendet në videon erotike me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti është divorcuar po atë vit, kur vetë Prifti pranoi se ishte regjistruar materiali.

Në vendimin e plotë të gjykatës, që ka publikuar gazeta Shekulli, është qartësuar nga ana e mbrojtjes së palës paditëse se në martesën e tyre, pra të M.M dhe K.J, ka ndërhyrë një palë e tretë. Madje saktësohet se gjithçka ka nisur që nga janari i vitit 2012, një vit pasi kishin dalë fjalë për ekzistencën e videos intime mes ish-ministrit dhe vartëses së tij.

Në vijim është arsyetimi i vendimit të gjykatës së Tiranës, në lidhje me divorcin mes çiftit.

Vendimi

Palët ndërgjyqëse janë bashkëshortë midis tyre. Ata e kanë lidhur martesën ligjore më datë 10.01.2009.

Siç provohet nga certifikata familjare e administruar në dosjen gjyqësore nga kjo martese bashkëshortët nuk kanë fëmijë. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se: Kjo martesë është lidhur me dashuri. Bashkëshortët janë njohur bashkë në vitin 1999 në bazë të njohjes së ndërsjellë me njëri-tjetrin. Pasi kanë qëndruar një periudhë kohe prej rreth 10 vitesh në njohje, bashkëshortët, më pas, në vitin 2009 kanë lidhur edhe martesën ligjore, midis tyre. Me padinë në gjykim, pala paditëse parashtroi se, fillimisht, marrëdhëniet midis bashkëshortëve kanë qenë shumë të mira.

Ato janë karakterizuar nga dashuria, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë midis bashkëshortëve. Por sipas palës paditëse, me kalimin e kohës dhe veçënarisht në dy vitet e fundit, marrëdhëniet midis bashkëshortëve nuk kanë qenë me të qëndrueshme, dhe në jetën e tyre bashkëshortore filluan të jenë prezente mosmarrëveshje dhe grindje të vazhdueshme, të cilat vinin për shkak të ndryshimit të mënyrës së sjelljes së të paditurës në marrëdheniet në çift. Ajo filloi të mos përmbushte rregullisht detyrimet e saj familjare si bashkëshorte, duke mbajtur një qëndrim neglizhent, në përmbushjen e tyre.

Në rrethanat sa më sipër, në mënyrë të përsëritur marrëdhëniet bashkëshortore po karakterizoheshin nga mungesa e respektit, e sinqeritetit dhe e besimit të ndërsjellë midis bashkëshortëve. Gjithashtu në përkeqësimin e marrëdhënieve bashkëshortore sipas palës paditëse ka ndikuar edhe ndërhyrja nga ana e personave të tretë në jetën e tyre bashkëshortore. Edhe përfaqësuesi i palës së paditur prapësoi në séancë gjyqësore se është e vërtetë se fillimisht marrëdhëniet midis bashkëshortëve kanë qenë shumë të mira.

Por më pas, sipas shpjegimeve të dhëna në seancë gjyqësore nga përfaqësuesi i palës së paditur , angazhimi dhe impenjimi i vazhdueshëm në punë i palës së paditur shpeshherë edhe me orare të zgjatura, ka krijuar te paditësi keqkuptime dhe keqinterpretime, të cilat në shume raste janë shoqëruar edhe me mosmarrëveshje dhe grindje të vazhdueshme midis bashkëshortëve. Në këto kushte, marrëdhëniet bashkëshortore kanë filluar të zbeheshin gradualisht, për shkak se bashkëshortët nuk po gjenin një gjuhë të përbashkët të komunikimit midis tyre.

Marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur thellë aq sa e paditura që nga muaji janar i vitit 2012, është larguar nga banesa dhe që nga ajo kohë, bashkëshortët kane ndërprerë jetesën e përbashkët midis tyre, duke shkelur kështu një detyrim ligjor që bie ndesh me parashikimet e nenit 55 të Kodit të Familjes, sipas të cilit rezulton se bashkëshortët kanë detyrimin e jetesës së përbashkët me njëri-tjetrin. Palët ndërgjyqëse deklaruan në seancë gjyqësore që gjykata të mos shprehej lidhur me fajësinë.

Gjykata nuk arriti t’i pajtojë këto palë me gjithë përpjekjet e saj për pajtim, të bëra në seancën e pajtimit konform nenit 134 të K. të Familjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY