Pas urdhrit të Kryeministrit, shkarkohet drejtori i OSHEE në Shkodër

Pas urdhrit të Kryeministrit, shkarkohet drejtori i OSHEE në Shkodër

198
0
Shares

Në drejtoritë rajonale të Shkodrës ka nisur rrokada, pas humbjes që pësoi PS në këtë bashki dhe një urdhër i Kryeministrit Rama për të për ndryshime të thella në administratë . I pari që shkarkohet është drejtori rajonal i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Gasper Volaj nuk do jetë më drejtor i OSHEE në Shkodër. Shkarkimi i tij është bërë nga drejtoria qëndrore në Tiranë. Volaj u emërua si drejtor i OSHEE në fillim të marsit të këtij viti dhe pa kaluar 7 muaj shkarkohet për t’i lënë vendin një tjetër drejtori.

Askush nga Shkodra nuk ka pranuar që të bëhet drejtor rajonal i OSHEE edhe pse ka patur propozime për shkak se drejtori i ri do të duhet që të bëjë një rrokadë edhe tek punonjësit. Në këto kushte atyre që i është propozuar nuk kanë pranuar. Të gjendur në këtë situata zyra qëndrore e OSHEE ka bërë një zgjidhje të shpejtë duke komanduar nga Tirana një emër të panjohur për Shkodrën.

Kështu kreu i ri rajonal i operatorit të sistemit të shpërndarjes do të jetë Ersi Sulejmani i cili vjen nga Tirana.

Ende nuk dihen arsyet reale të shkarkimit të ish-drejtorit tashmë Gaspër Volaj i cili në marsin e këtij viti zëvendësoi Gledis Çelikun. Pas drejtorisë arsimore OSHEE është e dyta që nuk po gjen qetësi me drejtuesit e saj duke i shkarkuar dhe emëruar herë pas here.

Burime nga radhët e socialistëve po ashtu tregojnë se në ditët në vijim brenda datës 10 tetor të këtij viti, pra për 9 ditë pritet që të ketë edhe shkarkime të drejtorëve të tjerë në drejtoritë rajonale, një urdhër ky i kryeministrit Edi Rama që mbase lidhet edhe me riorganizimin dhe procesin e zgjedhjeve që kanë nisur edhe në partinë socialiste të Shkodrës. starplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY