Alban Zeneli deputeti i Partisë Demokratike në një dalje para medieve ka folur për lidhjet sipas tij të ministrit të brendshëm Saimir Tahir për lidhje me krimin dhe korrupsionin.
“Në krye të ministrisë së brendshme kemi një mistër që ka provuar me prova dhe fakte se është i lidhur me krimin. Zagani dëshmoi se ka përdorur makinën e tij private. Ai ju u jep personazheve makinën për të kryer punë të pista dhe po të njëjtën makinë Saimiri e merrte për të kaluar pushimet.
Krimi me Saimir Tahirin zmadhohet, largimi i tij është një emergjence, largimi i tij do të hapte rruge ndaj luftës kundër drogës dhe krimit” u shpreh Zeneli gjatë daljes së tij për median.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/